LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Takimi Rama-Basha, ku ndahen palët për reformën në drejtësi

6 Qershor 2016, 16:07, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama mbërriti në Pallatin e Kongreseve në orën 17:00 fiks, i shoqëruar nga Fatmir Xhafaj në krahun e majtë dhe Petrit Vasilin e LSI në të djathtë. Me pak minuta diferencë, të njëjtën rrugë përshkoi edhe kryetari i PD, Lulzim Basha, i shoqëruar nga Edi Paloka dhe Oerd Bylykbashi.

Takimi i parë mes Ramës dhe Bashës ka si kryefjalë reformën në drejtësi dhe shihet gjerësisht si shansi i fundit për një konsensus të gjerë, që do të mundësonte miratimin e paketës kushtetuese brenda këtij sesioni parlamentar.

Megjithatë, palët shkojnë drejt këtij takimi me qëndrime të kithëta dhe axhendë të padakordësuar.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pritet t?i paraqesë kryeministrit Rama tre kushte; përveç shumicës së cilësuar prej 2/3, opozita kërkon formulën e ?vendeve të rezervuara? për institucionet e drejtësisë, thjeshtimin e arkitekturës së sistemit dhe votimin elektronik për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në vigjilje të këtij takimi, kryeministri Edi Rama pranoi kërkesën e kahershme të opozitës për zgjedhjen me 2/3 të drejtuesve të institucioneve të drejtësisë. Megjithatë, konsensusi duket i vështirë për t?u arritur në kërkesat e tjera të shtruara nga opozita.

Mazhoranca i ka qëndruar larg komenteve mbi kërkesën e opozitës për ?vendet e rezervuara? në Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Komisionin e Pavarur të Kualifikimit-institucioni që do të realizojë procesin e vetingut për gjyqtarët.

Megjithatë, kryetari i Komisionit Parlamentar të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj i tha BIRN në maj se kjo është e vetmja pikë e panegociueshme me opozitën.

?Këta anëtarë do të vijnë në Kuvend si profesionistë dhe do të dalin që andej si përfaqësues partiakë. Për opozitën, oktapodi i kapjes së drejtësisë bëhet qingj, nëse përveç Ramës dhe Metës, e kap edhe Basha,? i tha Xhafaj BIRN. Mazhoranca ka kundërshtuar gjithashtu ndërhyrje në arkitekturën e sistemit të drejtësisë, pas certifikimit të saj prej opinionit përfundimtar të Komisionit të Venecias.

Takimi mes Ramës dhe Bashës është inkurajuar nga aktorë të rëndësishëm të Perëndimit, të cilët gjatë fundjavës rritën dozën e mesazheve mbi rëndësinë që reforma në drejtësi ka për integrimin dhe reputacionin e vendit në arenën ndërkombëtare.

Në prag të tij, përfaqësues të lartë të politikës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Bruksel kanë komunikuar me palët dhe kanë dhënë mesazhe të forta për miratimin e një ?reforme tërësore dhe kuptimplotë në drejtësi?.

Të shtunën, ndihmës sekretarja amerikane e Shtetit, Viktoria Nuland telefonoi kryetarin e opozitës, Lulzim Basha dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, duke kërkuar kompromis për reformën në drejtësi.

Në të njëjtën ditë, edhe ish-kryeministri Sali Berisha publikoi në faqen e tij në Facebook një deklaratë nga biseda me ndihmës sekretaren amerikane, Nuland, kryefjalë e së cilës është kompromisi.

?Nga ana ime theksova se besoj se një kompromis, në rast se qeveria dëshiron reformën është plotësisht i mundshëm. Kërkesa e opozitës për vende të rezervuara është një kërkesë antikapje, bazohet plotësisht në rekomandimet ndërkombëtare dhe qeveria nuk ka asnjë arsye të mos e pranojë,? shkroi Berisha në Facebook.

Në fundjavë, Bashkimi Europian shtoi dozën e presionit mbi partitë politike shqiptare për miratimin e reformës në drejtësi. Përmes një deklarate të posaçme, përfaqësuesja e lartë për Politikën e Jashtme në BE, Federica Mogherini shkoi një hap më tej, duke kërkuar miratimin e paketës së ndryshimeve kushtetuese me kufirin e nevojshëm prej 2/3 të votave.

?Propozimi ligjor që ndodhet tashmë para Kuvendit pasqyron rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe përputhet plotësisht me standartet evropiane,? tha Mogherini.

? Është thelbësore që ky propozim të miratohet një shumicë prej 2/3 që kërkohet. Bëhet fjalë për një votë për të cilën çdo deputet i Kuvendit, i cilitdo grupimi politik, mban përgjegjësi të veçantë,? shtoi ajo, duke i çuar një mesazh direkt të gjithë deputetëve të Kuvendit./BIRN

Lajmet e fundit nga