Connect with Us

Skeleti i gjetur në Tiranë/ Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për të bërë identifikimin (FOTOT)

Aktualitet

Skeleti i gjetur në Tiranë/ Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për të bërë identifikimin (FOTOT)

Publikuar

-

Policia e Tiranës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të bërë të mundur identifikimin e një kufome të skeletizuar të gjendur një ditë më parë në shpatin e malit të fshatit Shkallë-Tuja, i cili është i seksit mashkull, mosha mbi 35 vjeç dhe gjatësi mbi 165 cm.

Së bashku me skeletin janë gjendur:

– Një palë këpucë, me ngjyrë të zezë, me mbishkrim në pjesën e poshtme të gomës së këpucëve “Clarks” si dhe shënimet shoqëruese “UK: 7 ½, MADE IN VIETNAM”

– Një xhup lëkure me ngjyrë të zezë, me etiketë në pjesën e qafës me mbishkrimi “BELUOMO”. Xhupi është me zinxhir metalik dhe në pjesën e brendshme ka një astar me kuadrate me ngjyrat blu, gri, bardhë dhe kafe. Pjesa e mëngëve, jakës dhe ajo fundore e xhupit është e trikotuar.

LEXO EDHE:  E zë korenti, një tjetër bie nga lartësia e pallatit/ Ngjarje të rënda në Tiranë

– Një kanatjere me ngjyrë si në gri e përmasave XL.

– Pjesë këmishe me kuadrate në ngjyrë, rozë, kafë, blu dhe bezhë.

“I lutemi qytetarëve, se për ç’do informacion që mund të kenë në ndihmë, për të bërë të mundur identifikimin e këtij skeleti, ju lutemi të kontaktoni në numrin e telefonit pa pagesë 129 ose në numrin e telefonit 0694110202” përfundon njoftimi i Policisë .

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Vaksinimi i të moshuarëve/ Manastirliu zbardh planin e ri

Publikuar

-

Nga

Manastirliu jep lajmin e mirë/ “Vaksinim në shtëpi për të moshuarit e pamundur, të hënën vijnë mbi 14 mijë vaksina Pfizer”

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bashkë me Kryetarin e Grupit Parlamentar të PS kanë inspektuar qendrën e re shëndetësore të Cërrikut, të rehabilituar me standardet më të mira.

Në kuadër të programit të qeverisë shqiptare për rindërtimin e 300 qendrave shëndetësore edhe kjo qendër shëndetësore tashmë ofron kushte dinjitoze pune për mjekët, për infermierët dhe shërbime cilësore për qytetarët. Unë jam e kënaqur sepse këto kushte të cilat janë përmirësuar, kanë krijuar edhe aksesin për të ofruar jo vetëm shërbimet bazë, por për të krijuar kushtet e mira edhe për programin e vaksinimit”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë bëri me dije se do të vijë sërish një dërgesë prej mbi 14 mijë doza të vaksinës Pfizer, teksa vijon vaksinimi i kombinuar i qytetarëve mbi 50 vjeç dhe i të gjithë punonjësve të shërbimeve kritike.

LEXO EDHE:  Tiranë/ Autobusi i Unazës përplas 21-vjeçarin me motor

LEXO EDHE:  Almeda Abazi vjen në Tiranë! Në mungesë të babait, i bën dedikimin prekës gjyshit!

Ditën e hënë pritet të mbërrijnë rreth 14 mijë vaksina nga Pfizer, duke e çuar në mbi 1 milion vaksinat e mbërritura në Shqipëri dhe tashmë më shumë se 926 mijë vaksina janë kryer në të gjithë vendin. Jam e kënaqur që rrejti i qendrave shëndetësore, infrastruktura që ne kemi ngritur, siguron kushtet edhe për një vaksinimin në të gjithë vendin”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se programi i vaksinimit do të vijojë përgjatë sezonit veror, duke bërë me dije se për ata të moshuar që e kanë të pamundur për të shkuar në qendrat shëndetësore, vaksinimi i tyre të kryhet në kushte shtëpie./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“A do ketë këllqe të kandidojë”/ Murrizi sfidon publikisht Bashën

Publikuar

-

Nga

“A do ketë këllqe të kandidojë”/ Murrizi sfidon publikisht Bashën

Deputeti Myslim Murrizi ka komentuar sot zgjedhjet në Partinë Demokratike, duke i cilësuar ato të shtirura për shkak të ndryshimit të datës, kohës së shkurtër që iu dha kandidatëve për të bërë fushatë dhe qëndrimit të tyre pas shpalljes së rezultateve.

“Zgjedhjet në PD ishin jashtë radhe, Ishte një garë mes Lulit dhe shoqërisë së Lulit. Shehaj ka ardhur në PD nga Basha siç ka ardhur Basha nga Berisha. Kadilli nuk ka qenë gjëkundi. Ishte garë e stisur me lista të padeklaruara. Nuk i kam parë të dalin pas zgjedhjeve. Duhet të shpalleshin kandidaturat dhe të kishte tre muaj fushatë. Pastaj t’i nënshtroheshin garës.”-tha Murrizi, në studion e abcneës.

Gjithashtu Murrizi ka folur edhe në lidhje me shpalljen non-grata, të ish-kryeministrit Berisha nga DASH.

Murrizi hodhi dyshime të forta në lidhje me Bashën, për të cilin tha se nuk ka pasë ndonjë reagim, ndërsa shtoi se edhe djegia e mandateve ka qënë e lidhur me të.

LEXO EDHE:  Almeda Abazi vjen në Tiranë! Në mungesë të babait, i bën dedikimin prekës gjyshit!

LEXO EDHE:  Arjan Curi plas “bombën”/ Rama, Basha dhe Meta janë takuar të dielën në periferi të Tiranës

Po ashtu Murrizi sfidoi Bashën, duke thënë se të “dalin të provojnë a do ketë këllqe të kandidojë Luli përballë Berishës”.

“Reagim të Lulzim Bashës për shpalljen non grata të Berishës nuk kam parë. Leximi ose bërja publike ka qenë tani po vendimi ka qenë i mëparshëm. Gjithë ajo rrufe në qiell të hapur për djegien e mandateve ka qenë e lidhur. Aq më tepër kur ky vendim flen në sirtarët e sekretarit që prej vitit 2018. Nuk kam parë qëndrim ndaj Berishës. Ka qenë as mish as peshk. Qëndrim këtu nuk ka dhe nuk mund të ketë. Ky do jetë provizor si qëndrim. Rënia e Berishës nuk është provuar. Të dalin të provojnë a do ketë këllqe të kandidojë Luli përballë Berishës”,-deklaroi Murrizi.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pamje nga Piramida e Tiranës/ Rama: Qendra më e madhe e teknologjisë digjitale në rajon

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një video në rrjetet sociale ka publikuar  pamjet nga Piramida e Tiranës . Rama shprehet se është drejt transformimit në qendrën më të madhe të teknologjisë digjitale në rajon.

“Piramida e Tiranës drejt transformimit në qendrën më të madhe të teknologjisë digjitale në rajon një projekt arkitektonik i studios së famshme hollandeze MVRDV”, ka shkruar Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE