LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ministri i Jashtëm grek në Tiranë/ Ja axhenda dy ditore

6 Qershor 2016, 06:47, Aktualitet CNA

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, nis sot një vizitë dyditore në Shqipëri ku  në qendër të diskutimeve pritet të jenë çështjet dypalëshe mes dy vendeve dhe për ndarjen e zonës ekonomike ekskluzive Greqi-Shqipëri. Kryediplomati grek do të pritet sot në Presidencë nga kreu i shtetit, Nishani, ndërsa më pas do të zhvillojë edhe një takim me Kryepeshkopin Anastas.

Të martën, Kotzias do të marrë pjesë në një aktivitet të organizuar nga Universiteti i Tiranës, lidhur me rëndësinë e raporteve shqiptaro-greke për të ardhmen evropiane të rajonit. Ministri i Jashtëm grek pritet të takojë gjithashtu kreun e opozitës, Lulzim Basha, si dhe përfaqësues të minoritetit grek në vendin tonë.

Vizitën e fundit në Tiranë, ministri grek e ka bërë gati një vit më parë, më 15 korrik 2015. Ndërsa ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, e vizitoi Greqinë një muaj më parë, ku temë kryesore ishte përballimi i sfidave që solli kriza e refugjatëve.

Takimi i 22 prillit, mes krerëve të diplomacisë shqiptare dhe greke, ishte në vazhdën e dialogut mes dy qeverive dhe që i kontribuon rritjes së frymës së besimit dhe nevojës së kalimit në veprime konkrete. ?Besoj se nëse me Shqipërinë do të tregojmë racionalitet dhe projekte, do të zhvillojmë marrëdhënie në mënyrë të shkëlqyer?, deklaroi ministri i Jashtëm grek.

Lajmet e fundit nga