LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama të tregojë sot: Eshtë me ligjin apo me krimin, me Roshin apo me qytetarët

5 Qershor 2016, 10:59, Aktualitet CNA

Partia Demokratike i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama të mbajë qëndrim publik për rastin e kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi, i cili disa ditë më parë dha dorëheqjen pasi rezultoi i dënuar, por dy ditë më pas u tërhoq duke thënë se ai ishte i pastër.

Përmes një deklarate për shtyp, kreu i Rendit dhe Sigurisë në PD, Enkelejd Alibeaj, pyeti kryeministrin nëse i qëndron deklaratës së tij, i cili tha për Elvis Rroshin se i ka përfunduar shërbimet për Partinë Socialiste.

Alibeaj u shpreh se sa më shumë kryeministri e vonon shkarkimin e Rroshit dhe dorëzimin e tij para drejtësisë, aq më shumë i bind qytetarët se zgjedhja e tij është e palëkundur, se zgjedhja e tij është krimi, inkriminimi, trafikantët, tutorët, vrasësit.

Deklarata e plotë 

Edi Rama një ditë thotë që dekriminalizimi funksionon, por të nesërmen thotë se nuk e njeh dekriminalizimin.

Këtë qëndrim ka mbajtur ai përmes zëdhënësit zyrtar që ka për këtë fushë, Elvis Rroshi.

Kur doli në publik fakti se kishte dënim në Itali për përdhunim në grup, Rroshi njoftoi dorëheqjen dhe Edi Rama nxori kokën pasditen e 31 majit duke e quajtur të përfunduar shërbimin e kryetarit të tij në Kavajë.

Por 3 ditë më pas, me gojën e Elvis Rroshit, Edi Rama tha se nuk e njeh dekriminalizimin, dhe i hapi rrugën të dënuarit  për përdhunim që të rikthehet në detyrë.

Cilin Edi Ramë duhet të besojnë qytetarët, atë që thotë shërbimi i Rroshit përfundoi, apo atë që thotë Rroshi të rikthehet në detyrë.

Ky është një problem më i madh, nuk është lojë kungulleshash. Ka të bëjë me ligjin, me të vetmen reformë të suksesshme në këto 3 vite që është dekriminalizimi.

E pyesim sot publikisht Edi Ramën.

A i qendron deklaratës së 31 majit, ku ka shpallur të përfunduar shërbimin e Rroshit?

Apo i qendron deklaratës së 3 qershorit ku ka njoftuar rikthimin e Roshit?

Ta thotë publikisht, është me dekriminalizimin, apo me krimin?

Eshtë me ligjin, apo me përdhunuesin?

Eshtë me qytetarët apo me trafikantin?

Ta thotë sot, publikisht dhe me akte.

Sa më shumë vonon shkarkimin e Rroshit dhe dorëzimin e tij para drejtësisë, aq më shumë i bind qytetarët se zgjedhja e tij është e palëkundur, se zgjedhja e tij është krimi, inkriminimi, trafikantët, tutorët, vrasësit.

 

Lajmet e fundit nga