LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një 10 vjeçar shqiptar mbytet në një lum në Gjermani

5 Qershor 2016, 17:49, Aktualitet CNA

Një fëmijë 10 vjeçar me origjinë nga Shqipëria ka humbur jetën në ujërat e lumit Niers në Gjermani. Mësohet se fëmija ra në ujë duke u fundosur brenda pak çastesh. Gazeta gjermane ?Bild? bën me dije se 10 vjeçari u dërgua me urgjencë në reanimacion, por ai ka ndërruar jetën rreth orës 17:00 të ditës së sotme. Raportohet se fëmija ra në lumë teksa po luante në parkun mjaft të populluar gjatë fundjavës në Goch.

 

Lajmet e fundit nga