LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Enno Bozdo zgjidhet arbiter në ndeshjet e basketbollit të Ramës

5 Qershor 2016, 12:16, Aktualitet CNA

Burime nga Kryeministria bëjnë me dije se zotit Ennno Bozdo, me 2n, i është ofruar posti i Sekretarit Organizativ i Ndeshjeve te Basketbollit pranë Kryeministrisë.

Duke pare se z.Bozdo mban postin e Sekretarit Organizativ të PD, por s’po bën asgjë për te organizuar këtë parti, vetë z.Rama i ka propozuar z.Bozdo të organizoje ndeshjet e basketbollit te Kryeministrit. Për ketë z.Rama ka ftuar ne ambientet e godinës se Kryeministrisë Ennnon. Ky i fundit, si ish gjyqtar basketbolli qe ka qene ne te kaluarën e tij, ka pare ambientet e stërvitjes se zotit Rama dhe ka bere disa vërejtje. Koshi psh, duhej te zmadhohej. Topi duhet te ishte me i rende.

Pritet qe gjate javës ne ambientin e basketbollit te zhvillohet ndeshja Rama-Gjushi Basket Durrës. Fituesi i ketij cifti do ndeshet me basketbollistin e shquar, ish Kryeministrin Fino. Per fituesin do kete nje shpërblim shume te vecante. Gjithashtu shperblim do kete edhe z.Bozdo. Shpërblimin per te do e dorezoje vete z.Rama.

Lajmet e fundit nga