LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-skandali/ Anija greke shkarkon vajrat në gjirin e Vlorës

4 Qershor 2016, 09:39, Aktualitet CNA

Një anije greke transporti ka shkarkuar vajrat pranë bregdetit të Vlorës, mëngjesin e sotëm, duke shkaktuar panik tek pushuesit.

Denoncimi është kryer nga një qytetar, i cili ka sjellë pranë citynews pamjet  nga momenti kur  anija qëndron e palëvizur në ujërat e detit Adriatik dhe shkarkon vajërat.

Autoritetet portuale dhe mjedisore shprehen se anija po kryen ftohjen e motorit, por denoncuesi pretendon se anija e kryen ftohjen me cikël të brendshëm,  e cila nuk ka nevojë për shkarkime në ujë.

Ende nuk dihet nëse autoritetet përkatëse kanë nisur hetimet ndaj kësaj ngjarjeje dhe shkarkimit të vajrave të pretenduar ndaj anijes greke./citynews

Lajmet e fundit nga