LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama dorëzohet/ Pranon kushtet e Bashës

4 Qershor 2016, 12:34, Aktualitet CNA

Reforma në Drejtësi duket se është drejt fundit. Megjithëse fillimisht kryeministri Edi Rama ka këmbëngulur për votimin me 2/3, sot, kryeministri i Edi Rama ka pranuar kushtin e Partisë Demokratike për të ndryshuar Kushtetutën, ndryshim i cili do ti hapë rrugën miratimit të Reformës në Drejtësi.

Këtë deklaratë, Rama e dha nga Kongresi i PDIU si dhe nga takimi me gratë socialiste. Ai tha se nuk ka asnjë problem me 2/3, pasi kjo pjesë nuk i intereson. Ai u shpreh se java e ardhshme është java e të vërtetës për Reformën në Drejtësi, ndërsa theksoi se shumica PS-LSI-PDIU mbështet pa asnjë ngurim draftin e dakordësuar me SHBA dhe BE.

“Nuk kemi asnjë problem ne, duan 2/3, 2/3 le ti marrin. Nuk na intereson fare kjo pjesë.Duan të jenë dhe ata pjesë se kanë bërë një kusht, duhen votuar kandidaturat nga Parlamenti me 2/3 sa të jetë gjallë Edi Rama.Nuk ka problem.Nuk mund tu premtoj se do vdes kur të duan ata, por mund tu premtoj se deri sa të jem gjallë me 2/3, por një gjë po u them, e kam thënë disa herë.Kam thënë që reforma mund të kalojë dhe mund të kalonte dhjetorin e kaluar, kam thënë që mund të kalojë në shkurt, mars, prill. Po ju them që java e ardhshme është java e të vërtetës dhe e gjithë shumica jonë, PS-LSI-PDIU mbështet pa asnjë ngurim draftin e dakordësuar me SHBA dhe BE”-tha Rama

Pas një viti, Rama ka “lëshuar pe” ndaj kushtit të opozitës për votimin me 2/3. Drafti i qeverisë parashikonte fillimisht që votimi të kryhej me 3/5, por kjo është kundërshtuar fort nga opozita, e cila theksoi se votimi me që pretendon qeveria ?kap? sistemin e drejtësisë sepse mazhoranca aktuale i ka numrat për të kryer ndryshime.

Ky propozim i opozitës dhe propozime të tjera, të cilat ishin kundër draftit të qverisë u dërguan në Venecia, e cila pranoi shumicën e pretendimeve të PD.

Sot, kryeministri Rama, ka pranuar kushtin e opozitës për miratimin me 2/3, por Partia Demokratike, ka vendosur një kusht të ri, i cili lidhet me Reformën Zgjedhore. Në argumentin e saj, opozita theksohet se nuk mund të ketë Reformë në Drejtësi, pa pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Pranimi i sotëm nga Rama mund të ketë ardhur si pasojë e vendosjes së kushtit të ri për Reformën Zgjedhore. Duket se sa herë opozita vendos një kusht të ri, kryeministri Edi Rama, pranon kushtin e mëparshëm.

Një tjetër arsye e kësaj deklarate të Ramës, mund të jetë takimi i ditës së hënë që kreu i qeverisë do të zhvillojë me kryetarin e PD, Lulzim Basha. Ky mund të jetë një sinjal i Ramës, dy ditë përpara takimit, për të arritur një konsensus me opozitën./citynews

Lajmet e fundit nga