Connect with Us

Nga Blendi Fevziu/ Ky është heroi ynë!

Aktualitet

Nga Blendi Fevziu/ Ky është heroi ynë!

Publikuar

-

Kush ka jetuar në komunizëm, nuk mund të mos qeshë edhe sot me një frazë që ishte bërë më shumë se sa batutë. Një frazë që komunizmi e përmendëte me një seriozitet të sforcuar, por që ishte as më shumë dhe as më pak një ide qesharake. Quhej “njeriu i ri”. Një model i huazuar nga Lej Feni kinez, një qënie e prodhuar në laboratorët artistikë, por që nuk zuri vend kurrë në jetë. Një njeri që më shumë se sa veten dhe familjen e tij donte partinë; një njeri që gjithnjë sakrifikonte dhe thuajse gjithnjë kishte një handikap; një gjysëm robot që përdorte fjalë shabllone dhe që nuk i lejohej të mendonte vetë. Për të mendonte partia dhe udhëheqësi.

Në fakt, për fatin tonë të keq, eksperimenti i dështuar i komunizmit, ka gjetur një lloj modeli në demokraci. Në demokracinë shqiptare se padyshim që nuk gjendet askund tjetër në botë. Kemi prodhuar edhe ne “njeriun tonë të ri”. Njeriu ynë i ri është më i hedhur, më çapkën dhe më i shëtitur se sa ai i dështuar i komunizmit.

Njeriu ynë i ri ka emigruar në vitet e para pas komunizmit, por ndryshe nga ata qindra mijëra emigrantë që u integruan dhe janë krenaria jonë në botë, ka pasur një jetë më të trazuar.

Njeriu ynë i ri ka mundësisht disa emra, nga një për secilin vend europian ku ka kryer ndonjë krim.

Njeriu ynë i ri ka disa dënime, mundësisht nga gjykatat më të besueshme të Europës. Mund të jetë dënuar për vjedhje në Gjermani, për drogë në Hollandë apo në Zvicër, për vrasje në Greqi apo prostitucion në Itali. Njeriu ynë i ri mund të ketë shkuar edhe më larg. Mund të jetë marrë me shpërndarje kokaine në Bronx apo Manhatan, por gjithnjë ka arritur ta mbyllë dënimin e tij ose të jetë arratisur nga burgu. Ata më të devotshmit kanë ecur përpara duke vjedhur vila në zonat turistike të Spanjës apo Francës dhe duke dhunuar pleqtë e panjohur që gjenin aty.

LEXO EDHE:  Fevziu: Ish-lojtarët e Kombëtares nuk i shëtisnin nga një zyrë në tjetrën

Njeriu ynë i ri ka vënë edhe pasuri nga ky aktivitet. Ka bërë qindra mijëra apo miliona dollarë. I ka sjellë ato në Shqipëri dhe tani mbretëron këtu.

Njeriu ynë i ri tallet me ata që kanë zbatuar ligjin; me ata që kanë qenë qytetarë model apo që për shumë kohë janë mbajtur si elitë në këtë vend. Tallet sidomos me ata që kanë kaluar vite duke u shkolluar dhe që paguhen sot në vit sa 1/10 e asaj që “njeriu i ri” merr për një ngarkesë drogë.

Njeriu ynë i ri beson sot se vendi ka ecur keq. Se ata që e kanë qeverisur, profesora me diploma apo thjeshtë njerëz që kanë dashur të kontribojnë në këtë vend nuk kanë pasur vizionin që kanë këta. Dhe njeriu ynë i ri ka hyrë në politikë. E gjen kudo: në Parlament, në Krye të Bashkive, në Administratën Publike, në poste zv.Ministrash e pse jo edhe Ministrash. Flet për përvojën e tij, për njeriun e aksionit, që nuk ka frikë, nuk njeh rregulla dhe ligje, që ka kurajo, që vjedh dhe dhunon. Eshtë njeriu ynë i ri, produkti më bastard i një sistemi që vetëm këtë mostër nuk duhej të kishte prodhuar. Dhe është mostra me të cilën ne merremi përditë, duke diskutuar se sa i madh ka qenë zullumi i tij, se sa njerëz ka vrarë apo sa drogë ka shitur… Turp për të gjithë që besonim ndryshe…/opinion

1 Koment

1 Koment

  1. K. F

    2 Korrik, 2016 at 10:44 am

    Heroi yne apo njeriu i ri qe persiat me refleksionet e tij ky palaco eshte vete Fevzqiu ne vete te pare. Njeriu i ri qe promovon cdo nate prej vitesh ne TV antivlerat, debatin shterpe dhe mungesen e perfaqesimit duke marre peng opinionin publik apo mendimin politik shqiptar gjendet i zhytur thelle ne boten e zeze te krimit dhe nuk mund te kete te drejte perjetesisht te beje moralistin e madh te shoqerise qe dirigjon nga analet e ujrave te zeza.

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Fevziu: 90% e deputetëve nuk dinë të lexojnë draftin e Reformës

LEXO EDHE:  Nga Blendi Fevziu/ Presidenti nga populli?! Padyshim që PO!

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

 

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Nga Blendi Fevziu/ Grushti në Stamboll, a është ky qëllimi i ushtrisë?

LEXO EDHE:  Masakra në Zelandën e Re ka një hero/ Kush është i riu që u përball me autorin

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: