LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Restoranti në Bllok/ Arrin në mbi 30 numri i të helmuarve në QSUT

3 Qershor 2016, 20:59, Aktualitet CNA

Ka arritur në mbi 30 numri i personave të helmuar prej ushqimit që kanë konsumuar në restorantin ?Artigiano?. Gjatë ditës së sotme, citynews raportoi se ishin 18 pacientë të paraqitur në spital për shkak se kishin patur komplikacione pas konsumit të salmonelës. Ndërkaq, pacientët e shtruar në spitalin infektiv nuk ishin të parët me të njëjtat shenja pas konsumimit të ushqimeve në restorantin ?Artigano?, tashmë të mbyllur nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.

Burimet thanë për citynews, se mbi 12 persona janë paraqitur pas orëve të pasdites në ambjentet e spitalit infektiv, me të njëjtat shenja si pacientët e mëparshëm. Nuk dihet nëse ata kanë konsumuar ushqim tek restoranti në fjalë, pasi ai është mbyllur sot, megjithëse dyshimet janë të forta pasi kemi të bëjmë me të njëjtat shenja komplikacionesh të cilat mesa duket nuk janë një virozë e thjeshtë, por më shumë se kaq./citynews

Lajmet e fundit nga