LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama përgatiti skenar që Rroshi mos të largohej?

3 Qershor 2016, 18:51, Aktualitet CNA

Ndonëse mund të duket e çuditshme, politika shqiptare njohu sot precedentin e parë: dorëheqjen nga dorëheqja. Bëhet fjalë për Elvis Rroshin i cili u tërhoq nga dorëheqja e postit të Kryebashkiakut të Kavajës, pasi sipas tij dëshmia penale në shtetin italian është e pastër.

Por mesa duket e gjitha kjo ka qenë një skenar i mirëpërgatitur nga Kryeministri Edi Rama, duke u bërë madje edhe vetë aktor i saj.

Ditën e djeshme, Presidenti i Republikës Bujar Nishani deklaroi se Kryeministri Rama nuk e kishte firmosur ende shkarkimin e Rroshit nga posti i Kryetarit të Bashkisë.

Fakti që Rama nuk e ka firmosur shkarkimin e Rroshit, çon në dyshime se e gjitha ishte skenar për të fituar kohë që Kryebashkiaku i Kavajës të shkonte në Itali, të deklaronte se ka një dëshmi penale në Shqipëri dhe më pas të dorëhiqej nga dorëheqja.

Elvis Rroshi deklaroi të martën dorëheqjen e tij nga posti i Kryebashkiakut të Kavajës. Kemi të bëjmë me mbi 48 orë pritje për të shkarkuar një Kryetar Bashkie i cili është vetëdeklaruar se ka një dënim të pakryer në shtetin italian. Ndërsa për ish-Kryebashkiakun e Dibrës do të mjaftonin më pak se 24 orë që shkarkimi i tij të firmosej nga Kryeministri Rama./citynews

Lajmet e fundit nga