LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mero Baze analizon TV Klanin dhe ndjesën e Bashës

3 Qershor 2016, 19:51, Aktualitet CNA

 

Botuesi dhe gazetari Mero Baze ka analizuar televizionin Klan dhe ndjesën e Kreut të PD-së Lulzim Basha ndaj kësaj media lidhur me reklamat televizive të dhëna nga qeverisja demokrate.

Përmes një editoriali të publikuar në TemA, me titull “Luli, mos kërko ndjesë për TV Klanin!”, Baze artikulon se qëndrimi i Bashës nuk ka vlerë pasi ai po kërkon ndjesë për diçka që nuk e ka pyetur askush, kur ka ndodhur. “E vetmja vlerë që ka ky qëndrim, është se Basha barazon qëndrimin e Berishës ndaj Frangaj dhe TV Klanit, me qëndrimin e Ramës ndaj tyre, duke i vënë shenjë barazimi.” shkruan gazetari.

Në editorialin e tij, Mero Baze ka analizuar TV Klanin, duke u shprehur se ky televizion u krijua i financuar nga Rama dhe Meta.”E vërteta është se ajo që ka ndodhur me TV Klanin dhe Frangajn, është identitet i Klanit. Ai ka lindur si një TV pushteti dhe ka mbetur i tillë. Frangaj, që e ka konsoliduar këtë qëndrim, ka qenë i qartë për këtë në të gjitha kohërat, edhe kur u krijua si TV i financuar nga Rama e Meta, dhe kur vazhdoi si i Fatos Nanos, dhe kur u bë me Berishën, dhe kur u rikthye me Ramën pas vitit 2013.” vijon më tej gazetari.

 

Baze thekson se Klani i lëpihet pushtetit. “Identiteti i atij televizioni është lëpirja pas pushtetit dhe pështyma mbi opozitën, kushdo qoftë në opozitë. Vetë Basha ka qenë pjesë e ndërtimit të këtij identiteti, duke e përdorur këtë TV kur vidhte zgjedhjet në Tiranë, apo kur shpërndante leje dhe reklama klienteliste si kryetar bashkie, njësoj si Berisha, Rama, Meta e gjithë të tjerët.” vijon më tej editoriali.

Gazetari është i mendimit se Basha nuk ka nevojë të bëjë betejë me TV Klanin dhe pronarin e saj Aleksandër Frangajn. “Prandaj, nëse Basha do të bëjë betejë me modelin e Klanit, kjo është një gjë tjetër, por me TV Klanin dhe Frangajn, nuk ka nevojë të bëjë betejë.I vetmi krim i amnistueshëm i pushtetit të PD, në raport me shtypin, është ajo që ka bërë me TV Klanin, pasi ky është i njëjti krim që është përsëritur nga qeveria socialiste dhe personalisht Edi Rama. Nën pushtetin e Ramës, Frangaj ka kompletuar me leje të paligjshme një tokë të paligjshme tek ?Laguna Blu?, ku po përfundon vilën luksoze, i një pallati në hyrje të Parkut të Liqenit, ku del së paku me 10 milion euro fitim, dhe i mos-humbjes së asnjë privilegji të fituar nga koha e pushtetit të PD, duke zgjeruar edhe me firmën e ministrave të Ramës territorin e tij në Kinostudio. Ai është ende përfituesi më i madh i reklamave shtetërore, në raport shumë disproporcional me mediet e tjera dhe ende diktues i agjensive të reklamave, të cilat pyesin Frangajn dhe kur shpërndajnë buxhetet. Ai është ende lobuesi më i fortë i çdo lloj biznesi pranë Edi Ramës, ministrave të tij, apo Bashkisë së Tiranës.”

Lajmet e fundit nga