LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lojë shtrigash apo përgjimesh në Mazhorancë

3 Qershor 2016, 17:25, Aktualitet CNA

Nga Alban Daci

Siç duket problemet nuk kanë të sosur për maxhorancën aktuale e cila duket se është e ndarë në tre pjesë, në Rilindje, Parti Socialiste dhe LSI dhe që të tre kanë vetëm një raport formal më njëra-tjetrën, por mezi pres të fusin në mesin Kalin e Trojës.
Skandali i fundit për çimkën e fundit të gjetur siç pretendohet tek zyra e Tahirit e ka thelluar edhe më tej krizën mes Rilindjes, Partisë Socialiste dhe mbi të gjitha me LSI.
Ky skandal nuk dëshmon vetëm mos funksionimin e shtetit dhe marrëdhënien konfliktuale mes institucioneve alban dacishtetërore që ashtu siç kam thënë rrisin mungesën e transparencës dhe po ashtu rrisin hijen për paligjshmëri, por në të njëjtën kohë tregon një fakt shumë të rëndësi me partnerëve për qeverisje, mes LSI dhe Rilindjes.
Mund të themi kështu, sepse tashmë Partia Socialiste e personalizuar vetëm nga Ben Blushi është jashtë çdo sferë pushtetit e këtë e vërtetojnë edhe mijëra socialistë të ndershëm që edhe pse kanë luftuar beteja politike për Rilindjen e 2013, vazhdojnë të jenë të papunë dhe të dëshpëruar për një Shqipëri që premton gjithnjë e më pak perspektivë për një jetë ndryshe.
Po ashtu, ky skandal dëshmon një të tjetër situatë të hidhur atë të shantazheve që LSI dhe Rilindja po i bëjnë njëra-tjetrës. Ky lloj modeli i kapjes së institucioneve dhe i shantazhimit u duk qartë që tek skandali i Kryetarit të Bashkisë së Peshkopisë dhe është vetëm fillimi, pasi siç duket tashmë Rilindja e LSI janë në një rivalitet të hapur dhe kjo e fundit është forcuar shumë dhe po ashtu po kërkon gjithnjë e më shumë pushtet që përkthehet me zona të reja elektorale dhe me numër të ri votuesish që duket janë gjithnjë e në rritje.
Rritja e LSI kërcënon hapur Rilindjen dhe ekzistencën e saj, përderisa kjo e fundit tashmë është shkëputur krejtësisht nga baza (PS) dhe e ardhmja e saj politike po bëhet gjithnjë e më e zbehtë dhe e pasigurt.
Loja mes LSI e Rilindjes po duket më shumë një lojë shtrigash se sa një lojë përgjimesh dhe sa më shumë u afrohemi ditës së zgjedhjeve aq më e ashpër do të jetë kjo lojë, ku do të prodhojë viktimat e saj si në rastin e Kryetarit të Bashkisë së Peshkopisë. Po ashtu, një përplasje tjetër e hapur duket tashmë mes Ilir Metës dhe Edi Ramës e kjo duket me faktin që është zgjedhur pikërisht Tahiri për vendosjen e çimkës.
Dihet se Tahiri nuk është i preferuari i Metës dhe i Ministrave të tij që prej kohësh e kanë kritikuar hapur dhe sipas burimeve të sigurta disa herë i ka kërkuar Ramës që ta zëvendësoj, por ky i fundit e ka të vështirë për shkak të konfliktit që ka si Rilindas me PS.
Ditët në vazhdim priten të jenë të vështirë tashmë për shumicën e përbërë nga PS, Rilindja e LSI. Dy janë të destinuar të kenë vazhdueshmëri politike dhe premisa për 2017 e këto janë PS dhe LSI, ndërsa Rilindja për shkak të natyrës së saj artificiale sa më shumë afrohen zgjedhjet aq më shumë është e destinuar të zhduket nga skena politike.

 

Lajmet e fundit nga