LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjykimi i papërfunduar i Slobodan Milosheviçit

3 Qershor 2016, 07:07, Aktualitet CNA

Në një shkrim të ditës së sotme, Koha Ditore shkruan se mosndëshkimi i arkitektit të luftërave në Ballkan, Slobodan Miloshviç, nga Tribunali Ndërkombëtar i Hagës, ka lënë pas shumë dilema.

Por procesi gjyqësor i njeriut që shkaktoi tri luftëra në Ballkan, të cilat kulmuan me Kosovën, tani është përmbledhur në librin ?Ndjekja penale e Slobodan Milosheviçit: Gjykimi i papërfunduar? të autores Nena Tromp.

Ky është libri i parë i këtij lloji që tregon peripecitë e prokurorisë së Tribunalit të Hagës në ngritjen e aktakuzës kundër Milosheviçit.

Libri, i cili u prezantua të enjten nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) ofron një analizë gjithëpërfshirëse për gjykimin e ish-liderit serb, Slobodan Milosheviç, në Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavi (ICTY).

Libri trajton në mënyrë të gjerë konfliktin në Kosovë nga viti 1987 e tutje dhe kapitulli VI ka të bëjë me luftën e vitit 1998/1999 në Kosovë. Autorja e librit, Tromp, me origjinë kroate, ka thënë të jetë përballur me shumë paradokse dhe situata të cilat do të mund të trajtoheshin nga aspekte të ndryshme./ Citynews

Lajmet e fundit nga