LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Franca bën përpjekje të rikthejë bisedimet izraelito-palestineze

3 Qershor 2016, 07:47, Kosova & Bota CNA

Franca ka mbledhur sot ministrat e jashtëm të fuqive të mëdha me qëllim që bisedimet për paqe në mes të Izraelit dhe palestinezëve t?i kthej në agjendën globale.

Ndërsa SHBA-të gjenden në vit zgjedhor, përpjekjet amerikane për krjimin e shtetit të Palestines në tokat e okupuara nga Izraeli janë bllokuar që dy vjet dhe tani është Franca vendi që po bën presion te lojtarët kyq për të rikthyer bisedimet.

Deri më tani nuk ka pasur asnjë lëvizje drejt zgjidhjes që mundëson krijimin e dy shteteve, prejse bisedimet dështuan në muajin prill të vitit 2014.

?E dijmë që nuk do të arrijmë menjëherë të bindim për paqe palestinezët dhe izraelitët, por ne duam që të krijojmë kushtet e duhura që t?i sjellim të dy palër në tavolinën e bisedimeve?, i ka thënë agjencisë së lajmeve, Reuters, një zyrtar i lartë francez.

Takimi i ministrave në Paris përfshinë edhe ?Kuartetin e Lindjes së Mesme?, një grup ky që përbehet nga SHBA-të, Rusia, Bashkimi Evropian dhe OKB.

Aty do të jenë edhe Liga Arabe, Këshilli i Sigurimit të OKB-së dhe 20 shtete të tjera.

Izraeli dhe palestinezët nuk janë ftuar. Në fakt, Izraeli e kundërshton iniciativën e Francës pasi më shumë preferon bisedime direkte në mes të tyre dhe palestinezëve./ Citynews

Lajmet e fundit nga