LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Çimka”/ Dylgjeri: Pse nuk flet Zv.ministri Ilir Marko? Është tronditur siguria kombëtare

3 Qershor 2016, 18:15, Aktualitet CNA

Politologu Ylli Dylgjeri ka ngritur pyetjen se pse ka folur ende zv.Ministri i Brendshëm Ilir Marko lidhur me pajisjen përgjuese të gjetur në paradhomën e zyrës së Ministrit Saimir Tahirit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dylgjeri shkruan se është tronditur siguria kombëtare. “Ka ditë që opinioni publik është njohur me një denoncim publik të Ishkryeministrit Berisha, dhe në vijim me një kallxim penal lidhur me vendosjen e një përgjuesi në zyrën e Ministrit te Brendshëm z. Saimir Tahiri. Eshtë tronditur siguria kombetare.” shprehet Dylgjeri.

Në reagimin e tij, politologu shton se publiku pret një sqarim ose shpjegim lidhur me akuzën se zv.Ministri Marko ka vendosur pajisjen përgjuese në zyrën e Tahirit. “Nisur nga denoncimi duhet thënë se ngjarja eshte shume e rënde dhe hyn në ato skena krimi që i kemi pare në personazhet e librave apo e 007-ve. Ish Kryeministri Berisha përmes “oficerit digital”, siç thotë Ai, denoncon në publik si Autor të dyshuar të vendosjes së çimkës, zv ministrin e brendshem Ilir Marko. Ndërkohë që Ministri i Brendshem në kallximin e Tij dencon në prokurori si të dyshuar nje punonjes te MB, dhe ja le proçesit hetimor gjetjen e autorit te përgjimit.
Pra jane hedhur në publik dyshime mbi nje emer konkret zvministri, dhe kemi si kallxim një të dyshuar punonjes te MB.
Pyetja ime ketu eshte: personi ose zv mistri Ilir Marko pse nuk shprehet ende për këtë akuzë mbi figurën e tij?
Eshtë lakuar emri dhe autoriteti i institucionit të Ministrit të Brendshëm. ZV Ministri dhe Ministri jane një institucion në hierakine e administrates publike shqiptare. Publiku pret një sqarim ose shpjegim lidhur me këtë akuze.” përfundon reagimin e tij Dylgjeri.

Lajmet e fundit nga