LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Asgjësohen 9000 rrënjë Cannabis Sattiva/ Po punohet për identifikimin e kultivuesve

3 Qershor 2016, 08:33, Aktualitet CNA

Policia ka zbuluar dhe asgjësuar me anë të djegies, 9000 rrënjë bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva.

Në vijim të punës, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, nga efektivët e Komisariatit të Policisë Devoll, është ushtruar një kontroll i imtësishëm, mbi fshatin Sinicë, ku tek vendi i quajtur ?Shkëmbi i Vjeshtës?, u konstatuan të kultivuara rreth 9000 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva , nga të cilat :

1200 bimë të mbjella në tokë dhe 7800 bimë të mbjella në gota plastike, këto të fundit të kultivuara në 4 sera.

Gjatë kontrollit të kësaj zone, në një vend të përshtatur, gjithashtu u gjetën :

2 (dy) armë zjarri tip automatik model 56,

4 krëhëra, si edhe 16 fishekë luftarakë kalibri 7.62 mm.

Bimët narkotike u asgjësuan në vend, me anë të djegies dhe një pjesë e tyre, u morën në cilësinë e provës materiale. Nga ana e Policisë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale: ?Kultivimi i bimëve narkotike?; ?Prodhimi dhe mbajtja pa lejë e armëve dhe municioneve luftarake? parashikuar nga nenet 284 dhe 278 të Kodit Penal./ Citynews

Lajmet e fundit nga