Connect with Us

Zbulohet pajisja e përgjimit në zyrën e Saimir Tahirit/ Kallëzim penal në Prokurori

Aktualitet

Zbulohet pajisja e përgjimit në zyrën e Saimir Tahirit/ Kallëzim penal në Prokurori

Publikuar

-

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka zbuluar në zyrën e tij një pajisje përgjimi, të cilën e ka dorëzuar në prokurori bashkë me kallëzimin penal.

Pak ditë më parë, Ministria e Brendshme ka dorëzuar një kallëzim penal pranë Prokurorisë së kryeqytetit, ku kërkohet të gjenden personat që i kanë vendosur në zyrë ministrit Tahiri aparat përgjimi.

Nuk detaje për llojin dhe përmasat e aparaturës së përgjimit, por mësohet se ajo është dërguar në laboratorin e policisë shkencore për ekzaminim. Sipas prokurorisë, referuar kallëzimit është bërë edhe regjistrimi i procedimit penal, për momentin për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.

LEXO EDHE:  Ambasadori amerikan, Donald Lu, takim ne zyren e Saimir Tahirit

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se personi që i ka vendosur pajisjen e përgjimit në zyrë ministrit Tahiri është punonjës i Ministrisë së Brendshme.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Katastrofa humanitare në kufi/ PDIU: Shteti rrumpallë i Ramës, inekzistent

Publikuar

-

Nga

PDIU ka reaguar për situatën katastrofike humanitare të krijuar prej disa ditësh në kufirin me Greqinë, e cila kulmoi sot me humbjen e jetës së një fëmije nga autoambulanca e një shteti rrumpallë që dhe kur bën sikur të vjen në ndihmë më shumë shton kaosin.

Në deklaratën e shpërndarë për mediat, PDIU akuzon qeverinë për paaftësi e keqmenaxhim, në një periudhë kur dihet se fluksi i lëvizjes në kufirin grek është i lartë.

“Radhë të gjata kilometrike, njerëz që kanë nevojë për ndihmë humanitare, ujë, ushqime e shërbim mjeksor, që duken sikur janë refugjatë të zonave në luftë, turpësisht për të gjithë ne janë në teritorin shqiptar.
Prej dy dekadash pikërisht në çdo muaj Gusht, emigrantët shqiptarë përballen me racizmin, ksenofobinë e shtetit grek, që i trajton qytetarët shqiptarë si qytetarë të dorës së dytë, me cinizëm e racizëm.
Fatkeqësisht në këtë kohë të mallkuar që po jetojmë, shteti rrumpallë i Rilindasit autokrat është si gjithmonë inekzistent.
1. Ku është Ministria e Brendshme që e di prej vitesh që në gusht ka fluks të shtuar në pikat e kalimit kufitar? Ky shtet rrumpallë, me kohë duhet të merrte masat për të shtuar bashkëpunimin dhe sportelet me palën greke.
2. Ministria e Shëndetësisë duhet të kishte marrë masat në pikat kufitare, por edhe në qytetet kryesore që të hapnin vendet e dedikuara për bërjen e testeve COVID-19 vetëm për emigrantët .
3. Ministria jonë e Jashtme duhej me kohë të komunikonte me palën greke për këtë situatë, që do të ishte e tillë si çdo vit, duke shtuar dhe situatën e Covid- 19.
Ministria jonë e Jashtme duhet të kërkojë urgjent ndërhyrjen e Kryetarit të radhës së OSBE-së
, të lërë pushimet në Dhërmi e të angazhohet me palën greke për zgjidhjen e krizës humanitare.
Shteti rrumpallë i paaftë i Ramës është si gjithmonë inekzistent në raste emergjencash e fatkeqësish.
Kjo është vërtetë një kohë e mallkuar për shqiptarët, koha kur : “Pirati bëhet Papë””, thuhet në deklaratën e PDIU. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Pompeo paralajmëron mbi rrezikun kinez në Evropë

Publikuar

-

Nga

Pompeo paralajmëron mbi rrezikun kinez në Evropë

Gjatë vizitës së tij në Evropë, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo u përpoq të forconte lidhjet dypalëshe në një sërë çështjesh. Ai foli për trazirat në Bjellorusi pas zgjedhjeve të kontestuara dhe embargon e armëve ndaj Iranit. Por kërcënimi nga Partia Komuniste e Kinës dhe infrastruktura e saj e telekomunikacionit ishte temë thelbësore në takimet që zoti Pompeo zhvilloi në Evropë.

“E gjithë bota mund ta shohë qartë tani synimin që ka Partia Komuniste kineze për të përdorur infrastrukturën e telekomit për synime që asnjë sistem tjetër telekomi në botë nuk e bën. Ata po e përdorin si thellësisht të lidhur me aparatin e sigurisë së tyre kombëtare, komunitetin e inteligjencës dhe forcat e tyre ushtarake – të gjitha të dhënat.”

Kina ka hedhur poshtë paralajmërimet e zotit Pompeo, duke thënë se kudo që shkon ai, ai përhapë gjithmonë “viruse politike” dhe informacione të rreme.

Por paralajmërimet për kompaninë Huawei dhe të tjera, tashmë kanë rezultuar të frytshme. Zoti Pompeo ka nënshkruar një marrëveshje të përbashkët me Slloveninë që përjashton kompani të dyshimta nga rrjetet 5G. Eksperti Daniel Kochis me Fondacionin Heritage i tha Zërit të Amerikës se përqëndrimi i zotit Pompeo ndaj Kinës ka ndikim.

“Udhëheqja e administratës në këtë çështje në veçanti, ka ndihmuar në ndryshimin e prirjes. Mendoj se gjithnjë e më shumë vende do të bien dakord me palën amerikane në këtë çështje mbi përfshirjen kineze në gjeneratën e ardhëshme të telekomunikacionit.”

Ai thotë se tani për tani Rusia përbën kërcënim më të madh ndaj Evropës Qendrore dhe Lindore sesa Kina.

LEXO EDHE:  Tahiri përuron Zyrën e Shërbimit Unik për Qytetarët në Komisariatin nr.1

“Kina ende mbetet disi një kërcënim afatgjatë. Rusia për shkak të kërcënimit për veprime ushtarake, për shkak të propagandës, përbën kërcënimin kryesor ndaj rajonit të Evropës Qendrore.”

Ekspertja Heather A. Conley me Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare thotë se vendet e Evropës Lindore po përballen me çështje më të ngutshme aktuale sesa kërcënimi nga Kina.

LEXO EDHE:  Saimir Tahiri: Visho Ajazi ushtar i Berishës, turp që është ambasador në NATO

“Kina është një element i rëndësishmën për politikën e jashtme amerikane, por nuk mund të jetë fokusi i vetëm. Duhet të kemi një qasje më të shkathët, shumëdimensionale ndaj këtyre vendeve.”

Gjatë ndalesave në Evropë zoti Pompeo u këshillua me udhëheqësit e atyre vendeve lidhur me zhvillimet dramatike në Bjellorusi.

“Siç u shpreha në Republikën Çeke, duam që njerëzit në Bjellorusi të kenë liritë që ata po kërkojnë, që mendojnë se janë në interesin e tyre më të mirë. Ne i shikuam protestat. Bëjmë thirrje që protestat jo të dhunshme të mbrohen dhe jo të cënohen”, u shpreh kryediplomati amerikan.

Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg tha për gazetarët se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian pajtohen se zgjedhet në Bjellorusi nuk ishin as të lira e as të drejta. Ai tha se BE duhe ta bëjë të qartë për udhëheqësin bjellorus Alexander Lukashenko që t’i japë fund menjëherë dhunës dhe ndalimeve arbitrare dhe të lirojë të burgosurit e mbetur./VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

SHBA dhe Polonia nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim ushtarak

Publikuar

-

Nga

SHBA dhe Polonia nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim ushtarak

Shtetet e Bashkuara dhe Polonia nënshkruan të shtunën një marrëveshje për bashkëpunimin ushtarak. Marrëveshja në kuadër të forcave të NATO-s, mundëson që forcat amerikane të kenë qasje për instalime ushtarake shtesë në Poloni.Rreth 4,500 trupa amerikane ndodhen aktualisht në Poloni dhe ky numër do të shtohet me një mijë të tjera, sipas një marrëveshje mes dy vendeve një vit më parë. Në korrik Pentagoni tha se rreth 12 mijë trupa do të largohen nga Gjermania prej të cilave 5, 600 do të stacionoheshin në vende të tjera të Evropës, përfshi Poloninë. Zhvendosja e trupave është në përputhje me kërkesën e Presidentit Donald Trump për të zvogëluar praninë ushtarake në Gjermani. Ndërkohë, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo po paralajmëron udhëheqësit e Republikës Çeke, Sllovenisë dhe Austrisë se Partia Komuniste e Kinës përbën një kërcënim më të madh të sigurisë sesa ish Bashkimi Sovjetik.