LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Taulant Balla: Deputetët e PD të ndjekin shembullin e Rroshit

2 Qershor 2016, 09:56, Aktualitet CNA

Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i ka kërkuar opozitës të zbatojë ligjin për dekriminalizimin për dy deputetët e saj, ish-kryeministrin Sali Berisha dhe deputetin Flamur Noka. Për këtë të fundit, Balla tha se prokuroria duhet të nisë hetimet, pasi ka fshehur faktin që ka qenë i dënuar në ish-Jugosllavi.

?Prokuroria e Përgjithshme, sipas afateve duhet të fillojë verifikimin lidhur me rastin e deputetit Flamur Noka, i cili në formularin e vetëdeklarimit, në pikën 5 dhe 7 nuk ka deklaruar të dhëna të rëndësishme që lidhen me ndalimin. Bëhet fjalë për dëbimin nga ish-Jugosllavia. Prokuroria duhet të fillojë hetimet?, u shpreh Balla

Lajmet e fundit nga