Aktualitet
“Sekserët e Tahirit paguan 1 milion euro për të mos publikuar video-skandalin”
Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se video-skandali i përfolur sot në media nuk do publikohet pasi sipas tij sekserët e Ministrit Saimir Tahirit kanë paguar 1 milion euro për të mbyllur dritaret e informacionit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahiu shprehet se po tentohet të blihet çdo gjë dhe çdo kush
“LAJM I KEQ: Video-skandali seksual s’do publikohet. Sekserët e Ministrit Tahiri sapo paguan 1 milion euro në dy media, për tu qepur gojën dhe për të mbyllur dritaret. Ata po blejnë me shpejtësi çdo gjë, çdo kënd …… Prisni kur të hakerojnë edhe portal online opozitare.” shkruan Spahiu.
Ai shton se pas përgjimeve dhe video-skandaleve, priten fletë-arreste ndërkombëtare për tre politikanë të lartë
“LAJM I MIRE: Ashtu siç ne u paralajmëruam 10 muaj më parë, skenari i përgjimeve sapo ka filluar dhe spiunazhi ndërkombëtar i shërbimeve inteligjente të shteteve mike s’mund të pranonte që Shqipëria të merrej peng nga mafia shqiptare dhe ajo rajonale. Pas përgjimeve dhe video-skandaleve, priten fletë-arrste ndërkombëtre për tre politikanë të lartë!
Fillimi mbarë, gjysma e punës. Ora e ndëshkimit dhe fitores po afron” përfundon Spahiu.