LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha: PD-ja kundër martesave gay

2 Qershor 2016, 20:59, Aktualitet CNA

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shprehur se selia blu qëndron prerazi kundër idesë së martesave gay, çështje kjo e përfshirë në ndryshimet Kushtetuese në kuadër të Reformës në Drejtësi. I ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në Ora News, Basha tha se kjo çështje nuk është pengesë dhe nuk kushtëzon Reformën.

Pjesë nga intervista në emisionin e Ylli Rakipit

Rakipi: Disa deputëtë të PD-së (përfshirë dhe zotin Berisha), kanë deklaruar se nuk do ta votojnë reformën në drejtësi nësë ndryshohet preambula e Kushtetutës për të përfshirë ?mosdiskriminimin për shkak të orientimit seksual?, pra siç është drafti aktual. Kjo gjë sipas tyre do t?i hapte rrugë miratimit të martesave LGBT. Cili është qëndrimi juaj lidhur me këtë çështje? A mund ta kushtëzojë kjo gjë reformën? A është kjo një pengesë e panevojshme?

Basha: Se kushtëzon reformën. Ka një pjesë që ka dalë jashtë mandatit të Kushtetutës, ky përfshihet edhe ky sygjerim, që PD-ja është pozicionuar kundër. S?jemi kundër homoseksualëve, madje kjo parti ka kaluar në Parlament një ligj në vitin 2009 dhe hapi rrugë për heqjen e vizave. Dhe s?ka arsye që ky komunitet të kërkojë azil. Ne kemi qenë kundër martesave dhe kundër adoptimit të fëmijëve.

Rakipi: Dhe kjo kushtëzon reformën.

Basha: Askush se kushtëzon këtë. Dua të siguroj qytetarët, ata që janë të shqetësuar që PD-ja qëndron fortë kundër martesave gay.

Lajmet e fundit nga