Connect with Us

“Lufta” Veliaj-Tahiri vazhdon edhe në 1 Qershor

Aktualitet

“Lufta” Veliaj-Tahiri vazhdon edhe në 1 Qershor

Publikuar

-

“Lufta” mes Kryebashkiakut Erion Veliaj dhe Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ka vijuar edhe në ditën e Fëmijëve. Me rastin e “1 Qershorit” dy rivalët në tentativë për t’u konfiguar si pasardhës të Ramës, kanë preferuar të bëhen protagonistë duke përdorur fëmijët.

Tahiri dhe Veliaj kanë tentuar të marrin vëmendje në publik duke shfrytëzuar ditën e Fëmijëve. Njëri me një park që ka betonizuar liqenin e një tjetër duke bërë show në Spitalin Pediatrik, ata të dy konkuruan fort në sytë e opinionit publik.

Një “luftë” e nisur me tentativën për të kandiduar në zgjedhjet për Kryetar Bashkie në Tiranë, më pas e shoqëruar me një përplasje të dy institucioneve që të dy drejtojnë, Veliajt dhe Tahirit nuk iu ka shpëtuar edhe dita e sotme për t’a përdorur për përballje mes tyre.

Ambicia për të marrë kontrollin e PS-së nesër po faktohet çdo ditë e më tepër, ku ashtu siç është raportuar më herët, dy “liderët” në garë për Kreun e PS-së kanë arritur në veprime ekstreme duke përgjuar njëri tjetrin.

LEXO EDHE:  Çështja 'Doshi', sot në Prokurori dëshmojnë Meta, Tahiri e Rama

Ndonëse mbetet në kuadrin e thjesht një “show”, madje duke dëmtuar mjedisin në rastin e betonizimit të Liqenit nga Veliaj, rivaliteti mes tij dhe Tahirit po egërsohet çdo ditë e më shumë./citynews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Po lëvizte me shpejtësi të lartë/ Makina në Pogradec përplaset me shtyllën dhe murin e shtëpisë

Publikuar

-

Nga

Po lëvizte me shpejtësi të lartë/ Makina në Pogradec përplaset me shtyllën dhe murin e shtëpisë

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premte në aksin rrugor Pogradec-Drilon ku ka mbetur i plagosur një person.

Një mjet tip “Benz” i cili ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë ka humbur kontrollin dhe është përplasur fillimisht me një shtyllë ndriçimi dhe më pas me murin e një banese.



Për pasojë është plagosur pasagjeri i këtij automjeti. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Paralajmërimi i Boris Johnson: Vala e dytë e COVID-19 është duke ardhur!

Publikuar

-

Nga

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka deklaruar se Britania e Madhe “tani po sheh një valë të dytë” të koronavirusit.

Kryeministri ka paralajmëruar se masa më të rrepta të distancimit social mund të implimentohen nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.



“Nuk dua që të kemi masa më të rrepta izolimi, por kur shohim se çfarë është duke ndodhur tani, po mendojmë nëse duhet të shkojmë përtej rregullit të lejimit të gjashtë personave nëpër ambiente publike”.-deklaroi Johnson
Në 24 orët e fundit në Britani u regjistruan 4322 raste të reja me koronavirus duke ccuar numrin e të infektuarve në 388.412. Ndërkohë numri i viktimave në Britani që nga fillimi i pandemisë është 41.821./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Ndihen lëkundje tërmeti në vend/ Ja ku ishte epiqendra

Publikuar

-

Nga

Rikthehen lëkundjet e tërmetit/ Ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e sotme në Tiranë dhe në Durrës.

Bëhet me dije se magnituda ishte 2.9 ballë e shkallës rihter, dhe epiqendra ishte 25 km nga Durrësi.



Lëkundjet zgjatën për disa sekonda.

LEXO TE PLOTE