LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ligji për arsimin e lartë/ Kush e ka marrë peng Lulzim Bashën ?

1 Qershor 2016, 14:35, Aktualitet CNA

Po bëhen 7 muaj nga dita kur citynews komunikoi me zyrtarë të Partisë Demokratike për të mësuar më shumë për lëvizjen e kësaj force politike në lidhje me dërgimin në Gjykatë Kushtetuese ligjin për Arsimin e Lartë, ashtu siç kishte premtuar.

Në atë kohë, zyrtarët e PD thënë për citynews se po përgatiteshin për të dërguar në Kushtetuese, por sot një veprim i tillë nuk ka ndodhur.

Kush e ka marrë peng Lulzim Bashën

Gjatë fjalës së tij në një nga seanacat parlamentare, ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, tha se dy pronarë mediash i kanë ofruar para opozitës për të miratuar Ligjin për Arsimin e Lartë.

Nisur nga kjo deklaratë e ish-kryeministrit, në vendin tonë rezultojnë 3 pronarë mediash të cilët kanë edhe Universitete private. Njëri prej tyre është Henri Çili, i UET, i cili ka edhe median e shkruar dhe online Mapo. I dyti është Irfan Hysenbelliu, i Universitetit Luarasi. Hysenbelliu është pronar edhe i disa mediave në vend si News 24 dhe Panorama. I treti, por jo më pak i rëndësishëm është Astrit Veliaj, pronar i Universitetit Shqiptar (U.F.O) si dhe i televizionit UFO.

Në listë ka edhe një person të katërt, Artan Hoxha, i TBU-së, por ai nuk rezulton të jetë pronar medie.

Citynews ka shkruar me dhjetra artikuj për heshtjen e kreut ye Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për Ligjin për Arsimin e Lartë. Ne do të vazhdojmë të shkruajmë derisa kreu demokrat të marrë një vendim se cila do të jetë lëvizja e tij për këtë ligj, do të heshtë, do ta pranojë, apo do ta dërgojë në Kushtetuese.

Kreu i PD, Basha, u shpreh pak kohë më parë gjatë një proteste të opozitës se do ta shfuqëzonte Ligjin për Arsimin e Lartë, por derisa Basha të vijë në pushtet Ligji i Arsimit të Lartë do të ketë lëshuar rrënjët thellë në sistemin e arsimit.

Heshtja e Lulzim Bashës për një kohë kaq të gjatë, hedh dyshime të forta për pazaret e tij me pronarët e Universiteteve private. Kjo, ndoshta edhe për ti pasur në krah pronarët e mediave për të pasur një rrugë të hapur ditën kur Basha do të vijë në pushtet, që po vazhdoi me të tilla pazare duket se kjo ditë do të jetë e largët./citynews

Lajmet e fundit nga