LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Katër kryebashkiakët që rrezikojnë mandatin/ Ja formularët e deklarimit

1 Qershor 2016, 07:44, Aktualitet CNA

Dekriminalzimi ka filluar të japë efektet e para. Dje KQZ hoqi mandate për 18 këshilltarë bashkiakë. Gjithashtu, kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi dha dorëheqjen. Roshi ka qenë njeriu kryesor në shënjestrën e opozitës, së bashku me krybashkiakun e Krujës, Artur Bushi, dhe atë të Kurbinit, Artur Bardhi.

Dekriminalizimi duket se nuk do të jetë thjeshtë me tre krybashkiakë socialsitë të dorëhequr. Edhe Partia Demokratike pritet të ketë ?viktimat? e saj.

Krybashkikaku i Mallakastrës, Agron Kapllanaj, i cili rezulton të jetë i dënuar në Itali, në vitin 2003, vendim i cili në bazë të ligjit e detyron atë të largohet nga detyra.

Është një tjetër kryebashkiak, i cili sipas burimeve të cityneës po hetohet dhe po mblidhet informacion nga struktura të brendshme në Partinë Socialiste. Bëhet fjalë për Eduard Kaprin, krybashkiakun e Pogradecit, përfaqësues i PD. Kapri sipas të njëjtave burime, dyshohet se është dënuar nga policia në Gjermani dhe më pas i deportuar në Shqipëri. Kjo ende ngelet në fazë hetimi.

Artur Bushi, krybashkiaku i Krujës, rezulton të ketë deklaruar në formularin e dekriminalizmit se ka qenë dy herë i hetuar në Itali. Sipas formularit të vetëdeklarimit, Bushi është ndaluar dhe hetuar në vitin 1996, por sipas tij është liruar menjëherë nga gjykata. Në vitin 2010, Bushi është hetuar si person i dyshuar për trafikimin e lëndëve narkotike.  Kryebashkiaku i Krujës është sulmuar shpesh nga opozita për të kaluarën e tij kriminale dhe për lidhjet e tij me trafikun e drogës.

Artur Bardhi, kryebashkiaku i Kurbinit nuk ka deklaruar se ka qenë i dënuar, por në formularin e vetëdeklarimit ai thotë se ka përdorur 4 emra dhe mbiemra të ndryshëm: Gentian Lila, Altin Tanushi, Gent Buushi dhe së fundmi Artur Bardhi, ndërkohë që mbiemri i tij i vërtetë është Ndoi. Përdorimi i këtyre emrave pa ndodnjë specifikim apo sqarim nga kryebashkiaku, hedh dyshime mbi të kaluarën e tij./citynews

 

Lajmet e fundit nga