LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Kur Majko e krahasonte Roshin me Napoleon Bonapartin

31 Maj 2016, 19:25, Aktualitet CNA

Dorëheqja e Elvis Roshit nga posti i Kryebashkiakut të Kavajës ka risjellë në vëmendjen e opinionit publik detaje nga koha kur Roshi prezantohej në fushatat elektorale. Një moment i tillë paraqitet edhe në videon e mëposhtme, ku në fushatën e zgjedhjeve lokale të vitit 2011, Pandeli Majko e krahasonte Roshin me Napoleon Bonapartin për shkak të gjatësisë. Bonaparti është konsideruar si një ndër perandorët më të shkurtër në historinë e Evropës, pasi ishte i gjatë vetëm 1. 52 metra.

?Ne bënim humor me njëri-tjetrin kur Elvisi erdhi për herë të parë te Partia Socialiste, edhe te kafja poshtë partisë te ?Austria?, në praninë time i tha Ramës unë do e marr Bashkinë e Kavajës. Ed Rama sheh nga unë dhe më thotë: ?Si të duket??

Majko do të shprehej se Roshi ishte i shkurtër.

“Tani unë e kam ndërruar i them ? Edhe Napoloni i vogël ka qenë? do të deklaronte Majko për Roshin.

Lajmet e fundit nga