LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta takim me Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Austrisë

31 Maj 2016, 18:12, Aktualitet CNA

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë z. Ilir Meta priti sot Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Austrisë z. Gerhart Holzinger i shoqëruar prej Ambasadorit të Austrisë në Tiranë z. Johann Sattler dhe Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë z. Bashkim Dedja.

Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta u shpreh se marrëdhëniet e Shqipërisë me Austrinë janë shumë të rëndësishme dhe në këtë kuadër vlerësoi mbështetjen dhe bashkëpunimin mes dy gjykatave kushtetuese.

Z. Meta dhe z. Holzinger u ndalën kryesisht në reformën e sistemit të drejtësisë në Shqipëri, ku Kryetari i Kuvendit vuri në dukje se miratimi i paketës kushtetuese është në fazën e tij përfundimtare dhe brenda disa javësh pritet të votohet në parlament.

Në përfundim, z. Meta nënvizoi se Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë një sistem drejtësie të besueshëm, profesional dhe që të reflektojë integritet në vendimet që merren, duke i shërbyer kështu jo vetëm qytetarëve por edhe klimës së investimeve në vend. Në këtë drejtim, mbështetja e Austrisë dhe institucioneve të saj merr një dimension të rëndësishëm dhe është veçanërisht e mirëpritur.

Lajmet e fundit nga