LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kundërshtuan dhe fyen Policinë e Burgut/ Arrestohen 3 persona

31 Maj 2016, 08:25, Aktualitet CNA

Tre persona janë arrestuar nga policia e Fierit pasi janë përplasur me stafin e Policisë së Burgut në Fier.

Burime nga policia thanë se të arrestuar janë shtetasit Altin Patok, 41 vjeç, banues në, lagjen Mbrostar Ferko,Fier, Arber Fejzulla, 31 vjeç, banues në lagjen “1 Maji” Fier dhe Blenard Fejzulla, 36 vjeç, banues në lagjen “1 Maji” Fier.

Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë shkuar në I.E.V.P. Fier, janë konfrontuar e kanë ofenduar me fjalë fyese stafin e Policisë së Burgut.

Po ashtu, këta shtetas kanë kundërshtuar me forcë veprimet e punonjësve të policisë së burgut.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale ?Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shteterore ose një shërbim publik? dhe ?Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik? të kryera në bashkëshpunim.

06:25 Aktualitet

Nga Artan Fuga/ Te Feimi

—————————–Nostalgjia e së shkuarës——————————Aty nga vitet ’6...

Lajmet e fundit nga