LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kërkohej nga drejtësia italiane/ Arrestohet shqiptari në Kurbin

31 Maj 2016, 17:06, Aktualitet CNA

Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë , në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kurbin, kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit policor LEISTUNG.

Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit

Arben Pershqefni , 45 vjeç, banues në Laç – Kurbin.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit, Torino – Itali, me vendim nr. 3385/11 N. 627/R.G.APP, datë 25.10.2011, e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale të ” Shkelje të ligjit mbi drogën në bashkëpunim” të parashikuara nga nenet 110 i Kodit Penal Italian dhe neni 73 i Dekretit 309/90.

Këtij shtetasi i kanë mbetur për të vuajtur dhe 4 vjet e 3 muaj e 27 ditë burgim. Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për ndjekje të mëtejshme.

Lajmet e fundit nga