LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dorëheqja e Roshit/ Reagon Sali Berisha: Po Edin a do ta marrë me vete emri Edvin?

31 Maj 2016, 13:48, Aktualitet CNA

Ish-kryeminsitri Sali Berisha, ka reaguar pas dorëheqjes së krybashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi, pasi pranoi se ishte i dënuar në Itali.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha pyet nëse edhe kryeministrin Rama do ta marrë me vete emri Edvin. Sipas tij, Rama ka një dosje spanjolle, e cila përmban edhe vrasje. Gjithashtu, ai akuzohet për letrën e Kadriovskit për rrëmbimin e drogës dhe zhdukjen e bashkëshortes së tij, si dhe për shitjen e ikonave të vjedhura në Paris.

?Elvisin e mori Ervisi, emri me te cilin ishte denuar. Po Edin a do ta marre me vete emri Edvin?

Ne kohen kur Edi quhej Edvin ai u akuzua per:

– Dosjen e tmerrshme spanjolle, e cila permban edhe vrasje te llahtarshme( perfolur ne media)

– Letren e Kadriovskit ku akuzohet per rrembimin e droges dhe zhdukjen e bashkeshortes se tij (letra tashme e bere edhe publike)

– Shitjen ne Paris te ikonave te vjedhura, histori kjo e nje çuni shqiptar qe nuk quhej Ervis por Edvin (akuza direkt e Fatos Nanos qe tha se e solli nga Parisi me thonje te piset tek shiste ikona te vjedhura)!?, shkruan Berisha

Më tej, ish-kryeministri shkruan se e dënon Edi Ramën për futjen e kriminelëve në parlament dhe në pushtetin vendor.

?Duke denuar dhe nje here me ashpersine me te madhe Edi Ramen, si kryekriminel per futjen e krimineleve ne parlament dhe pushtetin vendor, i bej thirtre te shpjegohet publikisht per motivet e maskimit te tij me ndryshimin e emrit nga Edvin ne Edi! ?, përfundon ai

 

Lajmet e fundit nga