LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dorëheqja e Roshit/ Halimi: Basha kishte të drejtë, ishte vetëm çështje kohe

31 Maj 2016, 12:18, Aktualitet CNA

Deputeti i Partisë Demokratike, ka reaguar menjëherë pas dorëheqjes së Elvis Roshi nga drejtimi i Bashkisë Kavajë, pasi sic deklaroi dhe vetë ai, rezulton të jetë i dënuar në Itali.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Halimi shkruan se Kreu i PD, Lulzim Basha, kishte të drejtë, por ishte vetëm cështje kohe.

?Largohet Rroshi, sfida e Bashes per nje klase politike te paster po realizohet me sukses.Te dashur miq,
Lulzim Basha kishte te drejte prej fillimit. Ishte vetem ceshtje kohe. Me pak se nje vit. Falenderim partnereve qe bene te mundur miratimin e ligjit per dekriminalizimin dhe zbatimin rigoroz te tij.?, shkruan Halimi

Më tej ai shprehet se PS dhe PD nuk kanë qenë dhe nuk do të jenë njëlloj. Ai tha se sfida e Bashës për të pastruar politikën filloi të realizohet.

?Ne dhe PS nuk kemi qene dhe kurre nuk do jemi njelloj. Rekordet e tmershme kriminale kurre nuk mund te fshihen dhe partneret po I sjellin cdo dite. Klasa politike duhet te pastrohet nga individet me rekorde te tmershme kriminale. 
Sfida e Lulzim Bashes per te pastruar politiken, filloi te realizohet. 
Suksese qytetareve te ndershem te Kavajes ne zgjedhjet e reja te kesaj vere, per nje kryebashkiak te denje.?, përfundon deputeti

Lajmet e fundit nga