LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ambasada amerikane: Miratojeni tani një herë e mirë Reformën në Drejtësi!

31 Maj 2016, 17:54, Aktualitet CNA

“Tani është koha për të miratuar një herë e mirë reformën në drejtësi.” Me pak fjalë dhe me ton ultimativ kjo ka qenë përgjigjia e ambasadës amerikane në Tiranë, e pyetur nga Ora News për vonesën e miratimit të reformës, që 31 maji kishte si afat për t?u votuar në komisionin e posaçëm parlamentar.

Ora News, kontaktoi ambasadën amerikane në Tiranë dhe përgjigjia është e prerë. ?Kur të zbatohet, reforma në drejtësi do të jetë reforma më e rëndësishme në Shqipëri në 25 vitet nga rënia e komunizmit. 91% e shqiptarëve e kërkojnë atë. Udhëheqësit e partive politike në Shqipëri thonë se e mbështesin. Ekspertë dhe politikanë kanë shkruar drafte dhe kanë paraqitur komente. Tani është koha që politikanët të arrijnë kompromis dhe të miratojnë reformën në drejtësi ? një herë e mirë.? është shprehur ambasada amerikane.

 

Lajmet e fundit nga