LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

10 misteret e pazbardhura të Rusisë

31 Maj 2016, 21:52, Kuriozitete CNA

1. Çfarë ndodhi me floririn me vlerë miliarda dollarë që mendohej se mbahej nga Partia Komuniste pas kolapsit të BS? Disa lajme në shtypin perëndimor të kohës sugjeronin që ishte zhvendosur me shpejtësi në llogari bankare jashtë vendit, por nuk ka patur asnjëherë prova për këtë. Yegor Gaidar, Kryeministër i Boris Jelsinit pajtoi dikur kompaninë e detektivëve privatë ?Kroll Associates? për të ndihmuar në gjetjen e tij, por më kot. Sa shumë ishte dhe ku shkoi?

2. A prodhoi ndonjëherë Bashkimi Sovjetik një ?valixhe? bërthamore? Ka patur shumë spekulime, por asnjëherë një provë. Gjenerali rus, Alexander Lebed tha në vitin 1997 se ka patur 100 armë bërthamore të epokës sovjetike gjysma e të cilëve tashmë mungonin. Por rrëfimi i Lebed ishte i paqartë dhe jokonsistent, dhe të tjerë e mohuan ose pretenduan që ai mund t?i ketë ngatërruar me mina bërthamore. Kush kishte të drejtë?

3. Në javët e para pas fatkeqësisë së Chernobylit në fundin e prillit të vitit 1986, udhëheqësi sovjetik Mikhail Gorbachev qëndroi çuditërisht i heshtur. Ai nuk foli fare për të deri në 14 maj, më shumë se 2 javë më vonë. Çfarë u tha dhe u bë në nivelet më të lartë në ato ditë të para të emergjencës? Përse ky njeri i veprimit u duk kaq i paralizuar?

4. Që nga fillimi i viteve shtatëdhjetë, udhëheqësit sovjetikë miratuan një program të fshehtë armësh biologjike. Ne dimë për kërkimin në vija të trasha, por nuk ka pothuajse asgjë që dihet për pjesën ushtarake. A ka patur një ?koncept përdorimi? apo një doktrinë ushtarake për luftë biologjike, kundër kujt, dhe në çfarë fushëbeteje? A u krijuan armë të qëllimeve të veçantë për këtë gjë? Çfarë ndodhi me to pas kolapsit të Bashkimit Sovjetik?

5. Ne ende nuk kemi informacione kyçe mbi krizën e raketave në Kubë, si përshembull çfarë u tha gjatë vizitave në Bashkimin Sovjetik nga revolucionarët kubanë si Raul Catsro apo Che Guevara përpara krizës së vitit 1962, dhe më vonë Fidel Castro? Ndonëse kanë dalë rregjistrime të mbledhjeve të Byrosë Politike dhe telegrame të këmbyer gjatë krizës, bisedimet e tyre me Nikita Khruschevin para dhe pas saj mund të hedhin dritë, për arsyet pse u instaluan armët bërthamore dhe çfarë leksionesh nxorën prej tyre.

6. Në librin e tij të vitit 1999, Ken Alibek një dezertor që kish qenë zëvendës drejtor i programit sovjetik të armëve biologjike, thoshte se qëllimi parësor i operacionit ?Flute? të KGB ishte që të ?zhvillonte agjentë biologjikë psikotropikë dhe neurotropikë për t?u përdorur nga KGB në operacione specialë ? duke përfshirë vrasjet politike. Cili qe fushëveprimi i Flute?

7. Duke filluar nga viti 1981, Moska dërgoi udhëzime urgjente tek KGB dhe GRU, shërbimi ushtarak i zbulimit, për të mbledhur informacione në lidhje me një sulm të mundshëm bërthamor të amerikanëve. Udhëzimet morën emrin RYAN, për Raketno-Yadernoe Napadenie (Sulm Bërthamor me Raketa). Oleg Gordievsky, një agjent i KGB që spiunonte për britanikët nxorri informacionin për RYAN në perëndim dhe më vonë detajet e RYAN u botuan nga Gordievsky dhe Christopher Andrew në veprën e tyre ?KGB: Historia e brendshme?. Por ne ende nuk e dimë se si udhëheqësit në Moskë, sidomos kryespiuni Yuri Andropov që në vitin 1982 u bë sekretar i përgjithshëm, reagoi ndaj raporteve që vinin. A mund të kish qenë vërtetë Kremlini aq paranojak për një lutë të mundshme bërthamore?

8. Në fillimin e viteve tetëdhjetë, sovjetikët ndërtuan një bunker të madh në nëntokë në Malet Uralë i njohur si ?Grot?, një komandë për mbijetesën bërthamore për Forcat e Raketave Strategjike. Shërbimi amerikan i zbulimit mori sinjale që bunkeri po ndërtohej, por ai është mbështjellë me mister prej një kohe të gjatë. Cili ishte qëllimi fillestar i Grot?

9. Ndonjëherë, një sekret mund të fshihet në një mal të dhënash. Shtetet e Bashkuara vranë mendjen për një kohë të gjatë në lidhje me barrën reale që shpenzimet ushtarake patën mbi ekonominë sovjetike. Me sisteme të ndryshëm, monedha të ndryshme, metoda e materiale të ndryshëm, kostoja e një tanku për shtetin sovjetik ishte me siguri, jo e njëjtë sa në SHBA. Edhe raporte bashkëkohorë, si përshembull ai i Vitaly Katayevit, një pjesëtar stafi në Komitetin Qendror letrat e të cilit i gjeta shumë vonë, linin të hapura shumë pikëpyetje. Katayev vlerësonte që 20 % e ekonomisë sovjetike i kushtohej mbrojtjes. Megjithatë, edhe sot e kësaj dite ka shumë pikëpyetje se sa shumë peshonte gara e armatimit në ekonominë e Bashkimit Sovjetik.

10. Sa mirë i shërbeu udhëheqjes sovjetike shërbimi i jashtëm i kGB? Sipas Katayevit, KGB mbivlerësonte gjithmonë përpjekjet dhe fuqinë e amerikanëve nga frika se mos binin në nënvlerësim. Gordievsky ka thënë se raportet e KGB shpesh herë ricikloheshin nga copëza gazetash për arsye se mungonin burimet më të mirë të informacionit. Sa i mirë ishte shërbimi i KGB? Sa sistematike ishte prirja për t?i thënë udhëheqjes atë që ajo donte të dëgjonte?/bota.al

Lajmet e fundit nga