Connect with Us

Rama urdhëron terror policor ndaj protestuesve që kërkojnë largimin e kriminelëve nga pushteti

Aktualitet

Rama urdhëron terror policor ndaj protestuesve që kërkojnë largimin e kriminelëve nga pushteti

Publikuar

-

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani, shprehet se kryeministri Edi Rama ka urdhëruar policët cuba të gjejnë dhe kapin protestuesit e opozitës, të cilët dje kërkuan largimin e kryebashkiakut të Kurbinit, pasi kishte deklaruar se ka pasur 4 emra dhe mbiemra. Përmes një deklarate për shtyp, Ristani u shpreh se  ky presion i Edi Ramës është drejtpërdrejt në mbrojtje të krimit, është një përpjekje e turpshme për të mbyllur gojën e qytetarëve, e demokratëve.

Deklarata e Ristanit

Edi Rama jo vetëm po i mban banditët e trafikantët që ka katapultuar në zyrat e shtetit, por ka urdhëruar dhe terror ndaj qytetarëve që protestojnë dhe kërkojnë pastrimin e zyrave nga krimi, çlirimin e pushtetit nga kriminelët.

Një farë Ermal Lila, cub me uniformë në Policinë e Kurbinit është vënë në ndjekje të qytetarëve dhe demokratëve që protestuan dje para zyrave të bashkisë, duke kërkuar zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, ligj që nxjerr prej Bashkisë Bardhin e Ramës, jo vetëm sepse ka precedentë, por edhe e con për ndjekje penale se përveç 5 emrave që ka deklaruar, ka fshehur dy të tjerë, identitete me të cilat ka probleme me drejtësinë.

LEXO EDHE:  Rama takim me aleatët në orën 16:00 tek selia e PS

Shefi i komisariatit të Kurbinit, Ermal Lila, duke zbatuar urdhërat politikë, ka dërguar policë sot në shkollë, gjatë mësimit, për të marrë me forcë mësuesin Vladimir Korriku, që ishte dje në protestë.

Kjo dhunë, ky presion i Edi Ramës është drejtpërdrejt në mbrojtje të krimit, është një përpjekje e turpshme për të mbyllur gojën e qytetarëve, e demokratëve.

Jam sot këtu për ti bërë të ditur këtij shefi komisariati dhe çdo kujt tjetër që shërben urdhërat politikë të Edi Ramës, të mos guxojnë të prekin një qytetar, një demokrat sepse do të përgjigjen deri më një para ligjit.

Artur Bardhi i Ramës, Bushi e Roshi, banditët e trafikantët që ka futur nëpër zyra e deri në parlament, do të marrin përgjigjen e duhur, dhe nuk i mbron dot as Edi Rama, as policia e urdhëruar politikisht.

Shqiptarët të jenë të bindur se dekriminalizimi do të bëhet, politika dhe zyrat e administratës shteterore, do të pastrohen nga krimi. Pushteti do tu kthehet qytetarëve.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Vendimi për zgjedhje të parakohshme në PD nuk u konsultua”/ Nishani: Tentativë për manipulim

Publikuar

-

Nga

“Vendimi për zgjedhje të parakohshme në PD nuk u konsultua”/ Nishani: Tentativë për manipulim

Ish-presidenti Bujar Bishani dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishani, ka deklaruar se vendimi për të shkuar në zgjedhje të parakohshme për kryetarin e ri nuk u konsultua me demokratët.

Nishani tha në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” se qartazi duket se ka një tentativë për manipulim të procesit të zgjedhjes së kryetarit të ri të PD-së.

Nishani deklaroi se procesi  është i imponuar dhe sipas tij tregon se kjo është bërë për t’i ikur përgjegjësisë reale të analizës së zgjedhjeve që solli humbjen PD.

“Mbledhja e Këshillit ishte e nevojshme, pas procesit zgjedhor është vendi ku mund të merren vendimet më të rëndësishme të PD. Çështjet që u vunë në diskutim ishin të pakonsultuara. Ishte me faktin vendimi për të shkuar në zgjedhje të parakohshme për kryetarin e PD, duke imponuar një proces i cili është i parakohshëm, por duket qartazi që ka një tentative manipulimi të theksuar dhe për t’i ikur përgjegjësisë reale të analizës së zgjedhjeve. 

LEXO EDHE:  Çuni i Fahriut “përkthen” mesazhet e Ramës/ Halli i tij nuk është Kushtetuta, ja çfarë po kërkon  

LEXO EDHE:  Rama takim me aleatët në orën 16:00 tek selia e PS

PD ka dalë e humbur nga zgjedhjet e 25 prillit. Për shkak të pritshmërive që kishte PD, ka krijuar dhe ka përcjellë një situatë drame të anës psikologjike, një zhgënjim të strukturave të PD, ka sjellë një kauz brenda strukturës organizative dhe jetës së PD, ka paqartësi të plota tek opinioni publik. Ajo që duhej në këtë moment ishte që Këshilli Kombëtar duhej të ishte mbledhur të të përcaktonte objektivat emergjent të adresimit të situatës”, nënvizoi ish-presidenti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Mbi 12 mijë vaksina në Rinas/ Reagon BE: Askush nuk është i sigurt derisa…

Publikuar

-

Nga

Mbi 12 mijë vaksina në Rinas/ Reagon BE: Askush nuk është i sigurt derisa...

Kryeministri Edi Rama njoftoi përmes një postimi se mbrëmjen e sotme në aeroporti “Nënë Tereza” në Rinas mbërritën edhe 12,870 doza të tjera të vaksinës Pfizer, duke e çuar në mbi 773 mijë sasinë e vaksinave të ardhura deri tani në Shqipëri.

Ndërkohë që delegacioni i BE-së në Tiranë thekson se do të vijojë që të mbështesë Shqipërinë në luftën kundër COVID-19.

“Pjesa e tretë e 145 mijë dozave vaksinash Pfizer të financuara nga Bashkimi Evropian dhe të mundësuara nga Austria mbërritën këtë mbrëmje në aeroportin e Rinasit.

LEXO EDHE:  Vizita te Infektivi/ Mjeku “vë me shpatulla pas muri” Ramën, disa pyetje për kryeministrin

LEXO EDHE:  Çuni i Fahriut “përkthen” mesazhet e Ramës/ Halli i tij nuk është Kushtetuta, ja çfarë po kërkon  

Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë. Askush nuk është i sigurt derisa të jemi të gjithë të sigurt” shkruan delegacioni i BE-së në Tiranë, që drejtohet nga ambasadori Luigi Soreca./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Duma i tregon Bashës si mundet Edi Rama

Publikuar

-

Nga

Deputetja e zgjedhur e PD, Grida Duma, ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në Syri tv, ku deklaroi ku u pyet nëse beson që Lulzim Basha do ta mundë ndonjëherë Edi Ramën.

Duma tha se pasi të kenë fitusr besimin tek publiku Basha mundet plotësisht.

‘Besoj që ai mundet.  Trajektorja e kësaj rruge ka qenë e gjatë. Ka qenë me eksperienca nga të cilat automatikisht duhet të mësojmë dhe duhet të përmirësohemi në një lloj perfeksionimi të situatës. Nëse kemi marrë vendimin që të mos përdorim mjetet e paduhura drejt pushtetit, gjithçka që i duhet Lulzim Bashës dhe çdo korpusi të lartë të PD, të forcojë me mjetet e forta që ka dhe të mos të bëjë më çështje ekuilibrash, balancash, qokash.

Parimet e duhura që ka ndjekur të bashkohen me mjetet e duhura dhe me një organizim supereficent. Nëse do ta bëjmë këtë pasi e kemi fituar besimin te publiku unë them që po mundet plotësisht, dhe këtë nuk e them me patetizëm partiak.’

Nuk kam asnjë iluzion ndryshe për Edi Rama, Unë kërkoj një mirëkuptim. Unë mund të kem sugjerimet e mia për formulën e bërë. Ne nuk duhet të jemi me më formulën përbashkuese, por me formulën përbashkuese që bën eficencën e madhe. Herë pas here ne kemi qenë më shumë luajal se eficente.’/CNA.al

LEXO TE PLOTE