LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbytet në pishinë turisti polak

30 Maj 2016, 14:16, Aktualitet CNA

Një shtetas polak ka humbur jetën pasi është mbytur në një pishinë në qytetin e Sarandës.

Burime zyrtare nga policia thanë se, ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1 Sarandë, në pishinën e hotelit të quajtur “Mediteran”, në pronësi të shtetasit A.Z., rreth 50 vjeç.

Të njëjtat burime theksuan se shtatasi polak është H.T. 78 vjeç.

Ky shtetas ka qenë nën  shoqërinë e bashkëjetueses së tij, me iniciale Z.K., 69 vjeç (turistë nga Polonia).

Nga veprimet paraprake dyshohet se 78-vjeçari, të ketë pësuar infarkt.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, kryhen veprimet për zbulimin e shkaqeve të ngjarjes.

Lajmet e fundit nga