LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Langori dhe Artur Zheji si rrangallë e Henri Çilit/Nga Elvi FUNDO

30 Maj 2016, 18:46, Aktualitet CNA

Një debat për të ngritur një portal, po përpiqet të nxisë analisti i papunë Artur Zheji. Duket të jetë aq i mërzitur  dhe po sulmon Andi Bushatin, apo është në front përballë Henri Cilit të UET, thua se ky i fundit nuk e majmi me ca miliona vite me rradhë.

Në fakt Zheji ka gjithë të drejtën të flasë, edhe të bërtasë edhe të thotë të vërteta, por jo kur ngelet si peshku pa ujë dhe i pjell mendja të bëjë një portal, për ti shërbyer më pas prurësit më të parë.

Po mos ekzistonte kjo ngjarje nuk do i shkruaja këto rrjeshta. Në gushtin e vitit 2014 cityfm.al sot citynews.al, publikoi një raport të plotë të Ministrisë së Arsimit në lidhje me kontrrollet që ishin bërë në universitetet private. Kontrrolle që sollën mbylljen e disave dhe marrjen nën shërbim të disa të tjerëve.

Sipas raportit UET-i ishte një universitet në gjendje skandaloze, jo vetëm me hapësirat, por me kurikulat, diplomat që jepte, deget e hapura e kështu me rradhë. Specialistët kishin kapur me dhjetra shkelje por ne fund jepnin rekomandime, për të njëjtat shkelje të tjerët u mbyllën. Citynews filloi publikimin e raportit të dhe në atë kohë disa miq të Çilit kërkuan që të ndaleshim në denoncimet tona. Ku me miqësi e ku me pazar, u refuzua gjithçka dhe këtu Cili filloi të dyshonte se dikush na paguante që ta demtonim.

Dhe për të zbardhur këtë trill të tij vendosi në krye të hetimit Artur Zheji, i cili në atë kohë drejtor i Çilit bridhte lart e poshte të gjente se kush paguante për ti sulmuar atë që sulmon sot vetë. Po sot kush e paguan Zhejin??? Ketë ngjarje e di edhe Çim Peka i cili në fakt është dëshmimtar dhe mund ta thotë më të qartë. Tani është momenti të mos heshtë.

Zheji kërkonte dhe gërmonte për Henri Çilin që sot e sulmon. Pasi ndoshta kujtonte se të gjithë janë si Zheji apo si Çili, por kur nuk gjeti asgjë thjesht vazhdoi me akuza tavolinave duke mbrojtur pagatorin e tij.

Në fakt kjo ngjarje vlen për të treguar se Zheji mund ti shërbeje shumë mirë edhe Astrit Veliajt, Irfanit, Çilit, Kocos, skanë rëndësi parimet e bindjet mjafton që ti jepen financa të shëndosha, ai pranon të përdoret edhe si zbulues. Zbulim që i dështoi pasi e vërteta ska nevojë për nuhatje dhe shërbim ndaj Çilit të cilin po e sulmon se e la pa pagesë. Nuhatja më shumë i shërben langorëve (racë qensh që e përdorin për gjah) jo gazetarëve dhe Zheji nuk mund të jetë i tillë, pasi dështoi më nuhatjen e tij.

Ndoshta kujton se po shau Çilin dhe Bushatin do ngejë faqen, por kjo nuk i vlen. Çili nuk përbën më lajm, se është bërë sallatë rusë, Bushatit mund ti thotë çtë dojë, fatkeqësisht Zhejin se beson më njëri është thjesht një rrangallë e vjetër që ka ndruar shumë pronarë.

Lajmet e fundit nga