LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dritan Hila kundër "modelit" Salianji/ Afrim Krasniqi:Reforma në Drejtësi, shpresë për ndryshim

30 Maj 2016, 20:00, Aktualitet CNA

Hila nënvizoi se kish votuar për Ramën, por jo se nuk e kishte ditur që Rama do dështonte. Thjesht kishte dashur që Berisha të ikte. Dështimin e Ramës ai e shihte në radhë të parë tek dështimi në planin ekonomik. ?Ky është i vetmi kryeministër që nuk mban pranë vetes një këshilltar ekonomik?, tha Krasniqi në këtë pikë.

Në pjesën e dytë u fol për opozitën, dhe Krasniqi ishte me idenë se PD-ja po bëhet gati të shkojë në zgjedhjet e vitit tjetër me njerëz të rinj, të cilët gjithsesi do jenë të zgjedhurit e Berishës. Me këtë la të kuptohet se, për të, PD-ja ka qenë e do mbetet e Berishës. ?Njerëz me integritet si Eduard Selami do ta kenë të vështirë në atë parti?, tha ai. Hila u shpreh kundër përpjekjeve për të na imponuar fytyra të reja që nuk thonë asgjë, dhe në këtë mes ai përmendi si model Salianjin.

Të tre opinionistët e konsideruan gjendjen e vendit dramatike e të pashpresë. Krasniqi shprehu besimin e tij se reformimi i sistemit të drejtësisë, sidomos me ndihmën e strukturave institucionale të projekt-kushtetutës së re që do monitorohen nga të huajt, mund të ishte një shpresë për ndryshim.

Lajmet e fundit nga