LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PD: Rama kërkon të fshehë banditët

29 Maj 2016, 11:17, Aktualitet CNA

Partia Demokratike, ka reaguar për deklaratat e selisë ?rozë? në lidhje me personat e dënuar në radhët e opozitës. Përmes një njoftimi për shtyp, PD shprehet se Rama kërkon të fshehë banditët e tij dhe këtë e bën duke krahasuar kriminelët me një arratisje nga Shqipëria e Ramiz Alisë apo me një aksident rrugor të 24 viteve më parë. Sipas deklaratës së PD, thuhet se kryeministri Rama është i lidhur në kërthizë me banditët e tij dhe nuk kërkon të shkëputet.

Deklarata e PD

Pas Fred Kobures së Partisë, dhe Elisës së Traut të Ngritur, radha për të bërë gargarë me jargët e shefit i erdhi Oltës, nuses së Partisë.

Nusja e partisë u keqpërdor sot nga Rama për të vënë shenja barazimi mes veprave të rënda kriminale dhe krimeve çnjerëzore të banditëve të rilindjes, me një arratisje nga Shqipëria e Ramizit dhe një aksident rrugor të 24 viteve më parë.

Eshtë qesharake se si Edi Rama mendon të fshehë banditët e tij, duke u kapur pas fijes së kashtës.

Vetëm pak ditë më parë ai katapultoi në krye të PS në Kavajë të dënuarin për drogë e trafiqe Gentjan Daja, i cili iku nga posti i Drejtorit Rajonal të Transportit në Tiranë sepse e kapte ligji i dekriminalizimit.

Por kjo tashmë është normë në partinë e Shullazit dhe Habilajve. Eshtë kthyer normë në partinë e Ndokës, Bardhit, Bushit, Roshit, Cubit, Frrokut, Prengës.

Edi Rama është lidhur prej kërthize me të gjithë të inkriminuarit e tij. Ai nuk ka as vullnetin dhe as dëshirën të ndahet nga ta. Ndaj jargavit pengje pa personalitet kundër opozitës, sepse mendon të legjitimojë kësisoj vendimin e tij për të mos dorëzuar tutorët, banditët, trafikantët, vrasësit.

Por e ka kot. Dekriminalizimi do të bëhet. Republika do të pastrohet nga krimi dhe politikanët që e promovuan atë. Shteti do u kthehet qytetarëve.

 

Lajmet e fundit nga