LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

NASA eksperimenton me një banesë të re hapësinore

29 Maj 2016, 15:38, Tech CNA

Astronautët në Stacion Hapësinor Ndërkombëtar arritën dje me sukses të fryjnë një njësi prej pëlhure që do të shërbejë si banesë eksperimentale për të jetuar në hapësirë eksperimentale. NASA mendon që ky do të jetë modeli i ri me kosto më të ulët dhe më i sigurtë për strehimin e ekuipazheve gjatë qëndrimeve të zgjatura në hapësirë.

Përpjekja e parë ditën e enjte dështoi për shkak të fërkimit ndërmjet shtresave të ndryshme të pëlhurës dhe materialit të jashtëm përforcues.

Banesa prototip, e cila u dërgua në stacionin hapësinor muajin e kaluar, është e para e këtij lloji që do të testohet me astronautët në hapësirë.

E projektuar nga firma private Bigelow Aerospace, ajo ka kosto të ulët për t?u dërguar në hapësirë, si dhe ofron mbrojtje më të mirë nga rrezatimi për astronautët.

Ky model me peshë të lehtë do të mund të përdoret nga astronautët për misione tre-vjeçare në planetin Mars.

Nga stacioni hapësinor, astronauti Jeff Williams hapi valvolat e ajrit për fillimin e fryrjes së banesës, e cila rrit përmasat e saj dhjetë herë, duke marrë formën e një dhome gjumi. Operacioni zgjati më tepër se pritej, duke vazhduar për tre ditë. Por pas përfundimit të suksesshëm Williams shkroi në llogarinë e tij në Twitter ?Një hap i rëndësishëm është hedhur?.

Ekipi prej pesë vetash, i drejtuar nga Williams, do të hyjnë në banesën me ajër pas një jave, kur NASA të jetë siguruar se ka izolimin e duhur.

Në të ardhmen, firma Bigelow Aerospace synon të prodhojë module të tilla 20 herë më të mëdha për t?u marrë me qera nga kompanitë kërkimore.

Modula bosh, përveç sensorëve të ndezur, do të mbahet ngjitur me laboratorin orbital për dy vjet, ndërkohë që inxhinierët masin temperaturën, rezistencën ndaj goditjeve nga mbetjet në hapësirë. Për arsye të statusit eksperimental, pjesën më të madhe të kohës astronautët nuk do të lejohen në të./VOA

Lajmet e fundit nga