LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Eksplozivi në Elbasan/ Policia jep detaje

29 Maj 2016, 19:43, Aktualitet CNA

Policia e Elbasanit ka dhënë detaje lidhur me eksplozivin e gjetur sot në Elbasan. Sipas bluve të këtij qyteti, bëhet me dije se lënda shpërthyese është gjetur  Lagjen “Çlirimi”,  në Unazën  Jugore të qytetit, në afërsi të një  hoteli,  në  pronësi  të  shtetasit  V.N,  65  vjeç,  banues  në  Elbasan. Policia raporton se është gjetur një sasi e vogël lënde plasëse e dyshuar  si tritol rreth  30 – 40 gr  si  dhe  disa  copa  fitili  të  djegur.

Efektivat  e  policisë,   kanë  mbërritur  menjëherë  në  vendngjarje  dhe  kanë  bërë  sekuestrimin  e  lëndës  plasëse  në  cilësinë  e  provës  materiale.

Specialistët  për  Krimet  e  Rënda  në  Drejtorinë  Vendore  të  Policisë  Elbasan,  po  punojnë  për  identifikimin  dhe  kapjen  e  autorit.

Lajmet e fundit nga