LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përgjimet/ Ja komunikimet e motrave seksi për trafikimin e kokainës në SHBA

28 Maj 2016, 19:06, Aktualitet CNA

Leka Konini, dy motrat Denisa dhe Jonida Aliçka si dhe i dashuri i njërës prej tyre, Rinald Turhan të arrestuar në dhjetorin e vitit 2015 pasi akuzohen për trafik droge kanë deklaruar se do të pranojnë fajësinë në gjyqin që pritet të zhvillohet javën e ardhshme.

Motrat, 28 dhe 26 vjeçe, akuzohen për trafikun e 20 kg MDMA dhe marijuane të pastër nga Kanadaja në drejtim të Cleveland. Sipas hetimeve, Turhan ishte kryesor në trafik, ndërsa shqiptari Konini ishte krahu i djathtë i tij. Trafiku bëhej nëpërmjet kamionëve të kompanisë së shtetasit amerikan. Një pjesë e drogës ruhej në banesën e Denisa Aliçkës, e dashura e shtetasit Turhan.

Motrat bënin një jetë luksoze, duke kryer edhe kirurgji plastike, makina luksoze dhe udhëtime në Miami. Fitimet mesatare nga shitja e drogës janë të paktën 20 000 dollarë. Një pjesë e klientëve i përkisnin shtresës së lartë. Motrat udhëtonin vazhdimisht në Nju Jork apo në Michigan.

Ndërkohë mediat amerikane kanë bërë të mundur zbardhjen e përgjimeve nga dosja hetimore në ngarkim të dy motrave nga Shqipëria Jonida dhe Denisa Aliçka.

Pjesë e përgjimeve në dosjen hetimore

BISEDA NE NENTOR

CS-2: Hey kur do i marrim ato 9 dozat?

Denisa: Mendoj se nga e enjtja ose e premtja?(i shpjegon se dozën do t?ua japë Turhani, i dashuri i saj, në Michigan)

Denisa: Por ai (Turhani) nuk ndihet shumë i sigurt t?iu takoj ju sepse e keni ende dosjen e hapur. Shokët e tij e kanë frikësuar.

CS-2: Po atëherë si do ta marrim ne?

Denisa: Do shkoj unë nesër dhe mund ta marr

BISEDA NË DHJETOR

Cs-2: A ju ka mbetur më ?Molly?? Na duhen edhe nja 9 doza

Denisa: Për kur? Ai (Turhani) me tha që mund të merrni një gjysmë kile për 16 (16.000 dollarë). Sepse nuk do të keni më për pak, se ai do t?i çojë zonjushat (drogën MDMA) në LA (Losa Angeles). Ato po lëvizin shumë ngadalë këtu ( droga nuk u shitej me shpejtësi në Detroid).

 

 

Lajmet e fundit nga