LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Grupi Parlamentar i PD, bojkot 10 ditor/ Paloka: Përjashtimi i Berishës, vendim i Ramës për t’i mbyllur dyert opozitës

28 Maj 2016, 09:15, Aktualitet CNA

Pas përjashtimit me 10 ditë nga seancat parlamentare të ish-kryeministrit Sali Berisha, grupi parlamentar i PD ka vendosur të bojkotojë për parlamentin për një afat 10 ditor.

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka, tha se në parlament dënohen ata që denoncojnë krimin dhe nderohen kriminelët.

?Vendimin besoj se e morët vesh, është bojkot për të njëjtin afat për të gjitha aktivitetet e Parlamentit. Pra për komisionet dhe seancën plenare. Sepse në një Parlament ku nderohen kriminelët dhe trafikantët e drogës dhe prostitutave dhe dënonhen ata që denoncojnë krimin, ky duket akti më i lehtë që mund të ndërmarrim?, tha Paloka

Më tej, Paloka theksoi se kjo maxhorancë është e vendosur ti mbyllë gojën opozitës. Ai tha se kjo tentativë nuk është thjeshtë për ti mbyllur gojën opozitës por edhe për ti mbyllur derën asaj.

?Duket qartazi që kjo maxhorancë ka vendosur ose shpreson ti mbyllë gojën opozitës.  E ka gabim. Vetëm gojën smund të na e mbyllë kurrë. Absolutisht edhe sikur të dalim fare nga ai parlament, ne tashmë e kemi filluar punën tonë si deputetë me parlamentin e vertetë, qytetarët e këtij vendi. Por duket që tentative nuk është thjeshtë për ti mbyllur gojën opozitës por duket se duan ti mbyllin çdo derë opozitës?, përfundoi Paloka

 

 

Lajmet e fundit nga