LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

7 arsyet pse tradhtojnë njerëzit

28 Maj 2016, 21:48, Lifestyle CNA

Në vitin 2015, një studim ka demaskuar Facebook-un, duke thënë se është kërcënimi më i madh në një marrëdhënie sepse inkurajon njerëzit të tradhtojnë.

Ky hulumtim ka sugjeruar rrjetet sociale të luajnë më pak rol në dëshirën për ?alternativa seksuale?.

Ende nuk ka ndonjë përgjigje definitive se pse tradhtojnë njerëzit. Edhe pse kryesisht arsyetimet dalin të jenë që partneri, në këtë rast ai që tradhton, ka dëshirë të eksplorojë seksualitetin e tij në mënyrë që t?i tërheq më shumë vëmendje edhe partnerit që është në marrëdhënie.

Këto poshtë, janë përgjigjet që janë marrë nga anketat, duke përgjithësuar arsyet pse ata tradhtojnë:

1.Sepse dua të eksplorojë biseksualitetin tim, dhe shoku im në këtë rast duket që është rrugëdalja më e mirë.

2.Sepse ai është shumë i bezdisshëm, prandaj nuk duket se është një marrëdhënie e vërtetë më.

3.Sepse sa herë përpiqem ta prekë atë ai dridhet, ndërsa kur i kërkoj të më jap lëmosh edhe ai mua, më refuzon. Në të vërtetë unë nuk marr asgjë prej tij. Më bën të neveritem.

4.Nuk më bën të ndihem që koha ia vlen për të.

5.Prekjet nga një i ri, apo nga dikush i panjohur janë tepër joshëse.

6.Sepse ai nuk mund të kujdeset për mua, nuk më ndihmon financiarisht. Jam unë ajo që jam kujdesur për të që 5 vite.

7.Gjithçka që ai kujdeset është vetëm seksi. Dua dikë që i interesoj edhe unë.

Hulumtimet që janë bërë kanë rezultuar që në mes të 20 deri 25 përqind e burrave të martuar dhe 10 deri 15 përqind e grave të martuara, tradhtojnë, pra janë në një marrëdhënie jashtë martesore.

Këta persona në fjalë, gjatë tërë jetës së tyre kanë nevojë për një partner dhe një dashnor, pasiqë nuk kanë guximin të mbështeten vetëm në një person, në rast se njëri nga ata e braktis ai ka edhe një mundësi tjetër që të mos zhgënjehet.

Lajmet e fundit nga