Aktualitet
Prokuroria dhe policia mbrojnë Durim Bamin
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhet e dy qytetarëve sipas të cilëve thuhet se Durim Bami, i akuzuar se kishte marrë porosi për të vrarë deputetin Tom Doshi, mbrohet nga Prokuroria dhe policia.
Sipas një qytetari, Durim Bami është kapur 6 ditë më parë me armë pa leje, antiplumb dhe disa sende të tjera të paligjshme, por me ndërhyrjen e prokurores Mirela Kapo, ai nuk është arrestuar.
“Pershendetje I nderuar !
Desha tju informoj se me date 21.05.2016 rreth ores 17.00 ne nje lokal ne qender Nikel eshte kapur me arm pa leje, antiplumb dhe disa sende te tjera te kundraligjshme shtetasi Durim Bami dhe me nderhyrjen e prokurores se gatshme te rrethit kruje Mirela Kapo ky shtetas nuk eshte arrestuar por ai ka thirrur me telefon nje ushtar te besuar te tij te quajtur Lorenc Xhaja po nga Nikla I cili ka marre persiper armen dhe eshte arrestuar ne vend te Durimit me premtimin se do lirohet se shpejti.
MIRELA KAPO Eeshte bashkeshortja e Entjon Kapos prokuror ne prokurorine e rrethit gjyqesor Tirane dhe nipi I Hysni Kapos.” përfundon mesazhi i qytetarit.
Ndërsa një tjetër qytetar denoncon se një nga njerëzit e Durim Bamit, Lorenc Xhaja nuk është arrestuar nga policia, duke hedhur poshtë deklaratën e bluve të Krujës. “Policia mbrem tha eshte arrestuar lorenc xhaja i forti i krujes ne fshatin verjon te komunes nikel. Ky eshte mashtrim se ne ate lokal ka qene duke pire personi ne arrest shtepie durim bami e dy policet e sherbimit dhe kusherijte e tij.lorenc xhaja eshte nga fshati qenam i njesise administrative zall Herr dhe eshte burri i mbeses se durim bamit.jane arrestuar 6 persona por policia tha 1.jane prishur kamerat e lokalit te shtetasit ndricim Doku qe mos te shikohet kush ka hyre ne lokal ku cdo dite aty behen pazaret e hashashit dhe frekuentuesit jane njerez vip te botes se krimit dhe drejtues pushteti.” thuhet në mesazhin e qytetarit.