LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Partnerët e dinë lidhjen e Balilit me qeverinë"

27 Maj 2016, 10:07, Aktualitet CNA

Kreu i Rendit dhe i Sigurisë në PD, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar pas daljes së policisë së shtetit lidhur me shkatërrimin e bandës së trafikantëve të lëndëve narkotike, e cila tha se operacioni u krye me sukses falë bashkëpunimit të autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane.

Përmes një prononcimi për shtyp, Alibeaj u shpreh se drejtuesit e policisë nuk nguruan të marrë meritat, por ka ngritur pyetjen se pse nuk dolën autoritetet shqiptare kur u bë aksioni ndërkombëtar për Eskobarin e Ballkanit.

Alibeaj tha se partnerët i dinë lidhjet që kanë me Balilin, pandaj i lanë jashtë. Ai u shpreh se Balili arriti të arratisej nën hunën e Çakove, Çipave dhe Tahirit.

Deklarata e plotë e Alibeaj

U krekosën sot para mediave, të besuarit e Tahirit, për një aksion anti-drogë të drejtuar nga Prokuroria e Milanos, në një përpjekje për të marrë merita në kohën kur ministri i brendshëm dhe drejtuesit e tij kanë imazhin më të keq ne Europe, pasi janë përfshirë në krime e trafik droge. Natyrshëm lind një pyetje: po kur u bë aksioni ndërkombëtar për Eskobarin e Ballkanit, ku ishte përfshirë dhe DEA amerikane, pse nuk dolën besnikët e Tahirit? Thjesht sepse ishin përjashtuar! Sepse partnerët i dinë lidhjet që kanë me Balilin, andaj i lanë jashtë. Edhe pse e kërkonte gjysma e policive të Europës, Balili arriti të arratisej nën hundën e Çakove dhe Çipave të Tahirit.

Lajmet e fundit nga