LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ja si e falenderon Grida Duma Çilin në librin e saj

27 Maj 2016, 18:25, Aktualitet CNA

Në nëntorin e vitit 2013, ylli në ngjitje në oborrin e Partisë Demokratike publikoi librin ?12 teza liberale të zhvillimit përtej 2013?. Një libër që për nga mënyra e trajtimit ngjante me një program politik që koha e tregoi se në fakt ishte ?rruga e shtruar? para kandidimit të saj për Kryetare Bashkie në Durrës në zgjedhjet lokale të vitit 2015.

Ndonëse dihet se një nga sponsorizuesit për promovimin e Grida Dumës para opinionit publik është Henri Çili, i njohur si Naimi i Labinotit, ?ylli? i PD-së do të shkruante falenderim të veçantë për të.

Bëhet fjalë për disa fjalë mirënjohjeje që Duma rezervonte për Çilin në hyrje të librit të saj.

?Gjithë ç?kam shkruar e mbledhur në këtë trajtesë nuk e di ?kur? dhe ?si? do ish bërë e mundur pa rolin e pazëvendësueshëm të Henri Çilit, i cili, për aq sa rastësia ka kuptim, është gjendur rastësisht në momente të rëndësishme të karrierës time? shkruan për Çilin Grida Duma në librin e saj./citynews

Lajmet e fundit nga