Connect with Us

Autobusi me nxënës merr flakë në Krujë/ Dyshohet për viktima

Aktualitet

Autobusi me nxënës merr flakë në Krujë/ Dyshohet për viktima

Publikuar

-

Një autobus me nxënës është përfshirë papritur nga flakët kur ishte në lëvizje. Autobusi ka marrë flakë në kohën që turistët gjendeshin brenda. Menjëherë pas flakëve është dëgjuar një shpërthim. Mësohet se për pasojë kanë mbetur të lënduar rreth mbi 10 pasagjerë dhe dyshohet edhe për të paktën një viktimë.

Policia ka bërë me dije se 10 prej nxënësve janë në gjendje të rëndë dhe janë nisur me urgjencë drejt QSUT. Ndërkohë, të tjerët janë dërguar në spitalin e Krujës. Ndërsa, dyshohet se një grua, mësuese e nxënësve, ka mbetur e djegur brenda autobusit.

LEXO EDHE:  Luftë me flakët në malin e Cakranit/ Digjen 4 hektarë pyje

 

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Operacioni antidrogë në Tiranë/ Zbardhen emrat e të shoqëruarve, si shpërndahej kokaina me kutinë e picave

Publikuar

-

Nga

Operacioni antidrogë në Tiranë/ Zbardhen emrat e të shoqëruarve, si shpërndahej kokaina me kutinë e picave

Zbardhen emrat e shoqëruarve në operacionin e sotëm antidrogë në Tiranë ku u sekuestruan 1 kilogramë e 128 gramë lëndë narkotike.

Mësohet se të arrestuarit janë Erjon Prengaj dhe Altin Gega (Coku) të cilët ishin brenda në automjetin tip “Volvo” si dhe shtetasi Gentjan Kore i cili është konstatuar në lulishten afër automjetit tip “Volvo”, shkruan Ballkan web.

Shtetasi Taulant Çoku ka qenë në këmbë, në trotuar pranë automjetit tip “Volvo”.

Gjithashtu në afërsi të këtyre personave ka qenë dhe një shtetas i pa identifikuar nga ana e policisë i cili kishte në dore dy kuti si ato të picave.

LEXO EDHE:  Shpërthen në flakë makina tek tuneli i Krrabës

LEXO EDHE:  Zjarr i madh në pyllin e Semanit/ Terreni i vështirë pengon zjarrfikësit

Të ndodhur në këto kushte dhe duke pasur dyshime se në një nga kutitë e picave ka lëndë narkotike agjentët kanë bërë ndërhyrjen duke thënë “Ndal policia” dhe kanë neutralizuar personat.

Personi i cili kishte kutitë e picave në dore është larguar me vrap së bashku me kutitë duke u futur në brendësi të pallateve. Poshtë një automjeti nga ana e punonjësve të policisë janë konstatuar dy kutitë e picave ku në njërën prej tyre është konstatuar lëndë narkotike kokainë./CNA.al

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Operacioni i policisë/ Basha: Dhunimi i gazetarit produkt i modelit Rama, të hetohet përgjegjësi

Publikuar

-

Nga

Operacioni i policisë/ Basha: Dhunimi i gazetarit produkt i modelit Rama, të hetohet përgjegjësi

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me operacionin antidrogë në Tiranë ku policia gjatë aksionit ka shtrirë në tokë edhe gazetarin Ergys Gjençaj.

Basha shprehet se ky është një akt i turpshëm që duhet dënuar me forcë nga të gjithë.

“Dhunimi i reporterit Ergys Gjençaj është një akt i turpshëm që duhet dënuar me forcë nga të gjithë. Brutaliteti ndaj gazetarit në detyrë duhet hetuar dhe personat përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi para ligjit.

Represioni dhe dhuna ndaj gazetarëve është produkt i modelit Rama që kërkon të zhbëjë të vërtetën me propagandë, korrupsion dhe dhunë. Kjo konfirmohet edhe nga raporti i fundit i OSBE/ODIHR. Dhuna ndaj gazetarëve dhe lirisë së mediave është dhunë ndaj demokracisë dhe lirive të çdo qytetari”, shkruan Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Vajza nuk dinte not”/ Flet babai i 13-vjeçares që u mbyt në lumin Buna: Erdhën për t’u larë pa i thënë askujt

Publikuar

-

Nga

U mbyt në lumin Buna/ Flet babai i 13-vjeçares: Erdhën për t’u larë pa i thënë askujt

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ndodhi ditën e sotme në Shkodër ku u mbyt një vajzë 13-vjeçe.

Naim Lani, babai i vajzës 13 vjeçe që u mbyt tregon se ka qenë në Ulqin të Malit të Zi duke punuar dhe permes telefonatës urgjente të bashkëshortes së tij e ka bërë që të vijë me shpejtësi drejt Shqiperisë.

 “Vajza ka ardhur per t’u lare në lumin Buna. Bashkë me të ka qenë edhe vajza tjetër 12 vjeçe dhe djali më i vogel. Ata i kanë thënë bashkëshortes se gjoja po shkojmë tek halla që kanë në Oblikë por në fakt kanë ardhur për t’u larë në lume pa e ditur. 

Vajza nuk ka ditur mire not dhe e ka marrë rrjedha e lumit. Jam pa fjale dhe i shokuar nga kjo ngjarje. Bashkë me tre fëmijet e mi ka qenë edhe një person tjetër më i rritur që është komshi i joni. Fëmijët nuk vinin shpesh këtu në lume. Nuk di ç’të them më shumë pasi jam pa fjalë nga ngjarja e rëndë”– shprehet ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE