LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Apeli/ Shqiptarë, mos bini pre të skemave mashtruese për të investuar para!

27 Maj 2016, 20:43, Aktualitet CNA

Guvernatori i Bankës Qendrore Gent Sejko i është drejtuar me një apel shqiptarëve për të mos rënë pre të skemave mashtruese për të investuar para. Në një intervistë për emisionin Kapital  në Vizion Plus, Sejko tha se këto skema synojnë të përfitojnë nga gjoja një ofertë më e lartë, e cila mund t?i bëjë qytetarët të mashtrohen.

?Shqiptarët nuk duhet të bien pre e mashtrimit të skemave që nëpërmjet telefonit, iu kërkojnë gjoja të investojnë para, për t?ua marrë ato? tha Guvernatori i Bankës së Shqipërisë.

I pyetur me insistim për shkaqet dhe format e shfaqjes së këtyre dukurive, Sejko është shprehur se një pjesë e tyre mund të jenë ngritur edhe në bazë të sistemit të piramidës, duke treguar interes e duke iu kthyer përgjigje fillimisht telefonatave, por më pas, zhduken, duke abuzuar me paratë e qytetarëve. ? E vërteta është që fenomeni nuk është bërë masiv, por ekzsiton rreziku që të ndodhë, vecanërisht në periudhat kur normat e interesit nga institicuonet financiare të licensuara, janë në rënie. Por qytetarët nuk duhet të bëjnë asnjë transaksion që nuk bëhet nga institucione të licensuara, sic janë edhe bankat.?- ka vijuar Guvernatori. Sipas tij, i rëndësishëm është sensibilizimi që individët me informacion të cunguar finaicar, të mos bien pre e abuzimit.

Lajmet e fundit nga