LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Galdini: Rinia te ngrihet ne kembe per te mbrojtur demokracine dhe lirine

26 Maj 2016, 14:35, Aktualitet CNA

Diten e sotme u mblodh Asamblea Kombetare e Forumit Rinor te LDE. Te rinjte dhe te rejat e LDE votuan edhe per Kryetarin e ri te Forumit Rinor. Kryetar i Forumit Rinor te LDE u zgjodh Marinel Laci. Ne Asamblene e Forumit Rinor te LDE e mori fjalen edhe Kryetari i LDE Arian Galdini i cili tha :”Ju nuk duhet te ngurroni. Nese ngurroni ju, nese heshtni ju, nese qendroni menjane ju nese qendroni shperfilles ndaj realitetit dhe zhvillimeve politike, demokratike, sociale dhe zhvillimore, ju rinia e ketij vendi, atehere gjithcka eshte ne rrezik. Ju te rinjte dhe te rejat jeni gjaku i ketij kombi, i ketij vendi, i ketyre institucioneve, partive, e zhvillimi social dhe ekonomik. Po ngecet ju, zemra e ketij vendi ndalet. Ndaj thirrja ime per ju eshte e drejtperdrejte, ngrihuni ne kembe.

Levizni, rezistoni, ngrini krye. Mos ndalni, mos u dorezoni, mos blini diploma dhe vende pune e mos shisni vota. Mos lejoni prinderit tuaj qe tua shesin shpirtrat Partive dhe votat horrave. Po heshtet ju sot, neser askush nuk do mund te flase me dot, sepse te gjithe ose do jene tjetersuar e dorezuar, ose do jene larguar nga ky vend. Une dhe LDE ju ftojme ne nje beteje madhore me historine tone. Thirrja ime eshte si nje koronare qe po i behet trupit te demokracise shqiptare per te kuptuar te gjithe se ku po ngec qarkullimi i gjakut. E une ju them se ka ngecur te heshtja juaj, vecimi juaj, tek shperfillja juaj, tek duarskuqja e zecjerrja juaj prej brohoritjeve ndaj udheheqesve politike, tek notat e pamerituara ne shkolla, diplomat e blera, punet e gjetura me karte partie, para nen dore apo taraf. Ngrini krye per te kerkuar cka ju takon me merite. Te talentuarit nder ju, jane te mbyturit nder ju. Marifetcinjte jane me te zhurmshmit dhe me te vleresuarit. Kjo nuk duhet pranuar me. Ngrini krye, e kerkoni meriten tju percaktoje vendin qe ju takon, talentin tju percaktoje rolin qe duhet te merni, parimet dhe integritetin qe tju deshmojne kush jeni, lirine qe tju jape te drejten dhe mundesine per te konkuruar me zotesi e vlera.

Ngrini krye, e mos pranoni te jetoni ne nje vend ky batakciu eshte trendy, mashtruesi i suksesshem, krimineli deputet dhe i koruptuari model. Ngrini krye, e mos pranoni te jetoni ne nje vend ku varferia eshte gjendje faktike, e te qenurit i varfer eshte turp, dhe turpi nuk tregohet, e te gjithe mashtrojme duke shpikur nje tjeter vete nje tjeter status, nje tjeter realitet. Ngrini krye, e ndryshoni realitetin, mos ndryshoni versionin e vetes suaj te shpikur. Ngrini krye dhe shpetojeni kete vend. Shpetoni demokracine dhe lirine e ketij vendi duke ia nisur me kundershtimin dhe sfidimin e Kryetareve si puna ime. Mos ndiqni Kryetaret si puna ime. Kryetaret sfidojini, rrethojini, kontrollojini, kerkojuni llogari. Ngrini krye e udhehiqni qytetaret qe te tremben Kryetaret.”

Lajmet e fundit nga