LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dekriminalizimi/ Alfred Peza: Brenda PS nuk ka kriminelë, Basha të merret me Nokën

26 Maj 2016, 11:17, Aktualitet CNA

Deputeti i Partisë Socialiste, Alfred Peza, ka akuzuar Partinë Demokratike dhe kryetarin e saj Lulzim Basha, për cështjen e dekriminalizimit. Përmes një deklarate për shtyp Peza tha se PD hodhi baltë kur tha disa muaj më parë se brenda grupit parlamentar socialist ka 19 persona me të kaluar kriminale. Sipas tij, Basha nuk vërteton dot asnjë nga akuzat.

?Ai nuk vërteton dot asnjë nga akuzat e tij që ka bërë. Nuk ekzistojnë kriminelë në grupin parlamentar të PS. Asnjë nuk është hetuar dhe dënuar për asnjë krim të parashikuar në ligj?, tha Peza

Deputeti socialist, tha se kreu i PD, Basha duhet të merret me deputetin Flamur Noka, për të cilin Peza tha se ka fshehur të dhënat.

?Tani Lulzim Basha merru pak me Flamur Nokën që ka fshehur të dhënat. Ne do ti shkojmë deri në fund pastrimit të zyrave të shtetit nga personat me të kaluar kriminale.?, tha ai

Lajmet e fundit nga