LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skifterët e Komisar Koço Kokëdhimës

25 Maj 2016, 09:08, Aktualitet CNA

Nuk ka vetëm skifterë që vjedhin vila, por ka dhe skifterë online, që i përdorin jo vetëm forcat politike, në rastin tonë i përdor një ish-deputet i përjashtuar.

Shtabet e ndryshme elektorale ose partitë, krijojnë të tilla struktura gjatë fushatave elektorale për mbështetje dhe sondazhe, por në Shqipëri ka lindur fenomeni i ri, ?Skifter on-line? gjatë gjithë kohës kur imazhi të ikën tatëpjesë, si në rastin e njeriut me 3 K. ?Skifter on-line?, kështu mund të quhen njerëzit e komisar Koço Kokëdhimës, i cili ka rrëmbyer komandën në jug të Shqipërisë. Komandë që fillon me partinë ka nën kontrroll çdo qelizë të qeverisjes në qarqet Gjirokastër dhe Sarandë.

Citynews botoi dy lajme në lidhje me vendosjen në jug si dublantë të Kokëdhimës, të dy ministrave socialistë Mimi Kodheli dhe Blendi Çuçi. Informacione zyrtare me burime nga Partia Socialiste. Por menjëherë hasëm një fenomen, komente pafund në web por edhe ne faqet tona në rrjetet e ndryshme sociale citynews.al.

Komente pafund në mbrotje të Koços por që sulmonin median pse kishte thënë që dublohet Koço Kokëdhima, ai bëntë punë të mirë dhe skishte nevojë për dublant, lajmi ishte i pavërtetë dhe socialistët donin vetëm njeriun me 3K.

Sa banale aq edhe perverse, por vendosëm të bëjmë publike gjithçka kanë komentuar, ku duken qartë që janë persona, të paguar, përdorur ose shpresojnë të përdorën. Burime të mirë konfirmuara i thanë citynews se Kokëdhima përdor stafin e tij në Vlorë, persona që ka punësuar në administratë apo ata që shpresojnë të punësohen që të komentojnë me profile fallco, adresa fiktive emaili, vetëm dhe vetëm të ngrenë frymë mbështetjeje ndaj Koço Kokëdhimës. Komisari  duket se përveç mërzisë për humbjen e turpshme të mandatit të deputetit, duhet të vuajë edhe urrejtjen në bazën socialiste dhe sulmet në rrjetet sociale, zgjidhje për njeriun me 3K tashmë janë ?skifterët online? që i pwrdor aty ku ai mendon se i ulet reputacioni, apo i demtohet imazhi. Në fakt Komisar Kocco Kokëdhima, ndoshta është njeriu më i urryer në bazën dhe strukturat politike të socialistëve, kuptohet pas Sali Berishës që e kanë kundërshtar politik./citynews

Lajmet e fundit nga